Futboll Sport

Nis revolucioni, Tiranës i largohet ylli i merkatos së janarit

Mbrojtësi i Tiranës, Musa Mohammed, ka prishur marrëveshjen me ekipin e Tiranës. Largimi i tij ka ndodhur me konsensus të dy palëve. Keniani nuk dha thuajse asnjë kontribut te skuadra bardheblu, pavarësisht se u afrua si ylli i merkatos së janarit. Mbrojtësi erdhi në janar si një dëshirë e teknikut brazilian, Ze Maria. Braziliani dhe lojtari kishin punuar së bashku te ekipi kenian i Gor Mahias dhe ishte kapiteni i skuadrës afrikane. Afrimi i 26-vjeçarit u cilësua si një goditje mjaft e gjetur, por rezultati tregoi të kundërtën.

Futbollisti ka luajtur vetëm katër ndeshje me ekipin e Tiranës. Ai mori fanellën e titullarit, por nuk ja doli mbanë që ta mbante. Afrikani nuk u përshtat si duhet dhe u kritikua për lojën e tij. Mohammed u dëmtua dhe eksperienca e tij nuk shkoi si duhet. Lojtari duket i zhgënjyer nga eksperienca e tij në Shqipëri dhe këtë e pranon dhe vetë.

Lojtari e ka pranuar vetë për mediet keniane largimin nga Shqipëria. “Po, e kam prishur kontratën për çështje të ndryshme, financiare por edhe personale. Ishte një eksperiencë që më hapi sytë dhe tani do përqendrohem në sfida të tjera”, – konfirmoi ai për mediet e vendit të tij. 26-vjeçari kishte 9 sezone që luante me ekipin e Gor Mahias dhe largimin nga ekipi kenaian nuk ka qenë i duhuri. Ndryshe nga ai, futbollisti tjetër Kenneth Muguna do të vazhdojë të jetë me bardheblutë, të paktën deri tani.

Tirana ka nisur ndryshimet dhe revolucionin për pjesëmarrjen në Superiore vitin tjetër. Bardheblutë nuk duan të vijnë vetëm si turist dhe për të qëndruar në Superiore, por kanë pretendime. 24 herë kampionët e vendit po përpiqen të mendojnë që tani për sezonin e ardhshëm. Presidenti Refik Haliliu ka nisur punën, por nuk dihet nëse do të jetë dhe trajneri Ze Maria në krye të bardhebluve.

Related posts

FINALJA BRAZIL-ITALI/ Historia e rrallë e yllit të Suedisë, babai e la të sapolindur për penalltitë

Delo.autor

FEDERATA ITALIANE MERR VENDIMIN/ Serie A është gati të hapë stadiumet në 100%, ja plani…

Delo.autor

SHKËLQEJNË KAMPIONËT HOLANDEZ/ Ajax fiton me goleadë dhe kap përkohësisht kreun

Delo.autor

Leave a Comment