Futboll Premier League Sport

ALARM TE REALI/ Joviç tregon golat e tij në rrjetet sociale. Benzema pa shënjestër

Benzema e ka nisur sezonin me zero. Pasi luajti sezonin e kaluar për të fituar titullin e golashënuesit me Leo Mesin, Karim nuk ka arritur të gjejë golat në tri javët e para të kampionatit spanjoll. Kjo gjë vihet re për faktin se francezi ka qenë ai që ka nderuar sulmin në vitet e fundit. Me një Joviç që ka humbur rrugën e golit dhe me Majoralin dhe Marianon si zëvendësues, mungesa e numrit 9 në tabelën e golashënuesve “dhemb” më shumë.

MADRID, SPAIN - SEPTEMBER 30: (L-R) Javi Sanchez of Real Valladolid, Karim Benzema of Real Madrid during the La Liga Santander match between Real Madrid v Real Valladolid at the Alfredo di Stefano Stadium on September 30, 2020 in Madrid Spain (Photo by David S. Bustamante/Soccrates/Getty Images)

Në “Anoeta” luajti i vetëm në sulm dhe i shoqëruar nga Rodrigo dhe Vinicius. Një ndeshje më vonë u rikthye nga San Sebastian me Benzemanë dhe me debatin për mungesën e golave më shumë se kurrë. Për udhëtimin në “Vijamarin”, Zidan ndryshoi planin dhe skemën duke e shoqëruar Benzemanë me një lojtar tjetër të të njëjtit rol, Joviçin. Por golat nuk erdhën nga sulmi, por nga Valverde, Ramos dhe një autugol. Edhe në sfidën kundër Vajadolidit sulmi ishte me dy sulmues, por as Joviç dhe as Benzema nuk shënuan. Ishte Vinicius ai që prishi ekuilibrat dhe i dha Realit 3 pikë të vlefshme.

Karim Benzema nuk ka shënuar ende asnjë gol në 3 ndeshjet e luajtura deri tani dhe kjo është diçka që e shqetëson. Një vit më parë kishte shënuar 2 gola, ndërsa në sezonin 2018-2019 kishte shënuar 4 gola. Por Zidan duhet të rrijë i qetë sepse sulmuesi i tij e provon portën kundërshtare dhe deri tani ka goditur 9 herë duke qenë sulmuesi i dytë që godet portën, pas Gerard Morenos me 13 tentativa. Problem është fakti që këto goditje nuk kanë qenë shumë të mira, por edhe pozicioni i tij në zonë nuk ishte i duhuri.
luka-jovic-real-madrid-1572509270-27062
JOVIÇ TREGON GOLAT – Luka Joviç vazhdon të bëhet lajm më shumë për ato që tregon në rrjetet sociale sesa për ato që tregon në fushën e lojës. Menjëherë pas shortit të Ligës së Kampionëve, sulmuesi serb tregoi se u ka shënuar të tria skuadrave kundërshtare: Shahtjorit, Interit dhe Gladbahut. Në këtë mënyrë ai kërkon që të fitojë protagonizëm për të siguruar një fanellë titullari në të ardhmen, por kjo do të jetë shumë e vështirë.

Related posts

MAKINA E RE 265 MIJË EURO/ Rojet nuk e njohin futbollistin e Cityt, nervozohen shokët e skuadrës (FOTO)

Delo.autor

Arsenali shfaq interes për talentin brazilianë

Sadik.Autor

KANË HUMBUR EFIKASITETIN/ Rivaldo jep ALARMIN: Barça varet nga MESSI, kjo është e…

Isa.Autor

Leave a Comment