Futboll Kategoria Superiore Sport

“SA TË JAPËSH, DO TË MARRËSH”/ Flamurtari “shpik” kontrata të reja. Ish-lojtari i Teutës mund të ndryshojë mendje

Në Vlorë ka vonesa sa u takon firmave në kontrata. Në klubin bregdetar e justifikojnë këtë vonesë me ndryshimet që do të kenë pika të caktuara të kontratës që do të nënshkruhen për sezonin e ri. E ndërsa e mohojnë një bllokim të mundshëm të merkatos për shkak të detyrimeve të prapambetura, drejtues të Flamurtarit thonë se vonesa e nënshkrimit të kontratave lidhen pikërisht me këto ndryshime. “Panorama Sport” zbulon disa nga klauzolat e kontratave që duhet të pranohen nga futbollistët, nëse duan të jenë pjesë e Flamurtarit. Në varësi të paraqitjes në fushë, ata do të paguhen.

Këto që drejtuesit e klubit po hartojnë janë kontrata tip, që përcaktojnë jo vetëm të drejtat e futbollistëve, por dhe detyrimet e tyre ndaj Flamurtarit. “Sa të japësh, do të marrësh”, kjo është filozofia e klubit vlonjat. Paraqitja e futbollistëve do të vlerësohet me notë nga stafi teknik dhe ata që do të kenë nota të ulëta, do të marrin pagë më të ulët. Një tjetër klauzolë lidhet me golat, ku nga të gjithë lojtarët kërkohen gola, por veçanërisht nga sulmi. Performanca e sulmuesve do të varet nga golat që ata do të realizojnë dhe në fund do të ketë një llogaritje matematikore. Nëse nuk kapet “plani”, do të ketë ulje page.

AKADEMIA – Nga këto klauzola të kontratës do të përjashtohen lojtarët e akademisë. Deri tani thuhet se për lojtarët vlonjatë nuk do të ketë klauzola, por stimuj. Nëse ata paraqiten denjësisht në ndeshjet zyrtare, do të kenë bonuse financiare. Klauzolat detyruese do jenë vetëm për lojtarët që do të vijnë nga jashtë Vlorës. Nëse nuk do t’i pranojnë këto kushte në kontratë, nuk do të jenë pjesë e Flamurtarit.
TARIK
MERKATO – Në Vlorë vijon puna për përforcimin e ekipit. Tarik Çmajçanin mund të kthehet në Vlorë, bisedimet me mesfushorin vijojnë, madje nga burime pranë klubit mësohet se bisedime po bëhen edhe me një mbrojtës serb. Në listën e kontakteve janë edhe dy brazilianë, por nuk jepet detaje për ta. Me Flamurtarin është bashkuar dje edhe gjirokastriti Stiven Puci.

Related posts

SHQIPTARËT E DUAN/ Prezantuesja bukuroshe na fton në një mbrëmje të paharrueshme (FOTO)

Isa.Autor

“ËSHTË GATI KOHA…”/ Lukaku vazhdon stërvitjen individuale, ka edhe një mesazh në rrjetet sociale (FOTO)

Delo.autor

SUPER TALENTI ITALIAN/ Chelsea kërkon të nënshkruajë me “PIRLON E RI”

Isa.Autor

Leave a Comment