Futboll Shqipëri Sport

ANALIZA/ Rinovimi i Kombëtares brenda një edicioni, revolucion i pilotuar nga FSHF

Nëse lexon midis rreshtave atë që ka thënë Edi Reja dje në konferencën për shtyp, duket sikur përtej një plani të përhershëm për ta pasuruar ekipin Kombëtar me të rinj, ka edhe një nxitje të FSHF-së. Nuk do të meritonte asnjë koment më tepër, nëse trajneri nuk do të na informonte se ka pasur një këmbëngulje deri në “ngutje” nga ana e federatës për të rinovuar skuadrën. Skuadër, që për hir të së vërtetës ka një moshë mesatare relativisht të re.

Po pse bie në sy ajo që ka thënë Reja dje? Për faktin e thjeshtë se rinovimi i Kombëtares brenda një edicioni, qoftë edhe më i parëndësishmi si Liga e Kombeve, rrezikon të na kthejë shumë kohë mbrapa. Dakord, trajneri është i detyruar të bëjë eksperimente në këto ndeshje, sepse miqësoret tashmë janë rralluar së tepërmi, por nëse flasim për revolucion me “10 të rinj brenda muajit”, atëherë ky është një risk i madh.

Jo vetëm për Rejën, që me gjasë e ka stolin e fundit në karrierë, por edhe për Shqipërinë, që pas Europianit të 2016- ës ka dështuar me sukses të bëjë njëkohësisht revolucion dhe të arrijë rezultate të rëndësishme. Por Reja gjithsesi ka meritën për t’i sqaruar opinionit publik se këto ndryshime të mëdha janë kërkesë e FSHF-së dhe jo të tijat. Kështu, në fund të marrin meritat ose përgjegjësitë të gjithë, jo vetëm stafi kuqezi…

Related posts

XHAKA POZITIV ME COVID/ Murinjo i tërheq veshin: Bëj vaksinën!

Delo.autor

Mbyllet transferimi i futbollistit shqiptar, FSHF-ja reagon në kohë

Sadik.Autor

MOURINHO NIS NJË AVANTURË TË RE/ Ja sfidat që e presin tek Tottenham

Delo.autor

Leave a Comment