Futboll Ligue 1 Sport

ANGERS HUMBI ME GOLEADË NDAJ PSG/ Kërkesa e trajnerit për Neymar bën xhiron e botës (VIDEO)

Do të ketë menduar se një mundësi e tillë nuk do t’i ishte dhënë më në të ardhmen. Kështu, Stephane Moulin, trajneri i Angers, ka provuar të bindë një kundërshtar që t’i jepte fanellën e tij.

Jo një kundërshtar çfarëdo, por yllin e PSG-së Neymar. Fatkeqësisht për trajnerin, momenti i zgjedhur nuk ka qenë, të paktën për rrjetet sociale, ai i duhuri.

Në fakt, ai ia ka kërkuar nderin brazilianin në një moment që skuadra e tij po mundej 6-1.

Neymar ishte i përqendruar te ndeshja kur në një moment Moulin i është afruar dhe i ka kërkuar fanellën. Neymar, që në fillim nuk ka kuptuar, i është afruar dhe ka këmbyer disa fjalë me të.

Ndoshta mund të jetë ndier në faj për fitoren 6-1 të PSG-së së tij ndaj Angers-it dhe do t’ia ketë dhënë fanellën.

Related posts

MOURINHO GJEN ZËVENDËSUESIN ERIKSEN/ Tottenham gati 20 milionë euro për mesfushorin e “Kuqezinjve…

Delo.autor

Statistikat e frikshme të Cutrone, Milan ka një plan për të

Q.Autor

FITORJA NDAJ BENFICËS/ Kovac “INJORON” dopietat e Robben dhe Lewandowski, ngre në qiell tjetër futbollist

Isa.Autor

Leave a Comment