Futboll Sport

“ARRATISET” PËR TË DASHURËN/ Prokurori kërkon 6 muaj burg për sulmuesin e Real Madridit

Për dashurinë njerëzit kanë bërë marrëzira, por veprimi i ndërmarrë nga sulmuesi serb i Real Madridit, Luka Jovic, mund t’i kushtojë shumë shtrenjtë.

Një “arratisje dashurie’ për të cilën ai tani rrezikon një dënim me gjashtë muaj burg nga autoritetet serbe.

Ish-sulmuesi i Benficas dhe Eintracht Frankfurtit, dyshohet se shkeli regjimin e karantinës për të udhëtuar në Serbi dhe për të marrë pjesë në ditëlindjen e së dashurës së tij.

Për shkeljen e vetizolimit, prokurori ka kërkuar 6 muaj burg.

Një histori që vjen në një periudhë të vështirë që lojtari po kalon në fushën e gjelbër, pikërisht pas “nokautit” që “Los Blancos” pësuan në La Liga ndaj Cadizit dhe në Champions përballë Shakhtar Donetskut, brenda në “Alfredo di Stéfano Stadium”, për më tepër, para “El Clasicos”, ku duhet të përballojnë Barcelonën me Lionel Messin.

Related posts

RUSI 2018/ Gjenerata “e artë” spanjolle, luan Botërorin e fundit

Sadik.Autor

MESFUSHORI FLUTURON DREJT LONDRËS/ Arsenal paguan klauzolën e lojtarit të Atleticos, nis gara me kohën

Delo.autor

SPEKTAKËL NË BUNDESLIGA/ Bayerni merr përkohësisht kreun me 2 gola në 3 minuta (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment