Futboll Kategoria Superiore Sport

PARTIZANI ME “PLAGË”/ Trajneri Daja provon modul të ri loje

Një Partizan “i sakatuar” u pa gjatë se ancës së djeshme në Elbasan. Nuk është e thënë që Ilir Daja të punojë një herë me grupin të plotë te Partizani, sepse thuajse gjithnjë ka pasur ndonjë mungesë në skuadër. Kur iu gëzua rikthimit të Theofilus Solomonit, tekniku sheh t’i dëmtohen katër lojtarë të tjerë: kapiteni Alban Hoxha, mbrojtësi Hektor Idrizaj, mesfushori Uilliam Kordeiro Melo dhe qendërmbrojtësi Eneo Bitri.

Mësohet se “gardiani” i portës së kuqe ka një dëmtim të lehtë dhe do të kryejë stërvitje individuale në palestër, ndaj edhe nuk është bashkuar me grupin ditën e djeshme. E njëjta situatë edhe me Idrizajn, i cili gjithashtu ka vijuar përgatitjet në palestër, por raportohet se nuk bëhet fjalë për dëmtime të rënda. Shpresohet vetëm që këta lojtarë të rikthehen sa më shpejt të gatshëm për ekipin, për më tepër që gjithnjë e më shumë po flitet për nisjen e kampionatit.

Ndërkohë, braziliani Melo është bashkuar me pjesën tjetër të ekipit në stërvitje, madje është zhveshur për të vijuar përgatitjet me skuadrën, por nuk ka vazhduar me ta. Pas konsultimeve me stafin mjekësor, mesfushori u kthye në dhomat e zhveshjes për ta bërë pushim. Edhe për të flitet për një dëmtim, ndërkohë që vetëm ditët e fundit është rikthyer me ekipin në përgatitje, sepse ka vuajtur edhe më parë.

Mbetet të shihet nëse do t’i bashkohet në ditët në vijim grupit të lojtarëve apo do të nisë një fazë rikuperimi. Për të kompletuar një ditë “jo” vjen edhe dëmtimi i Eneo Bitrit në fund, i cili lë lojën në mes dhe del mes dhimbjesh nga fusha, pas një lëndimi në këmbë. Pra, sikur të mos i mjaftonte bllokimi i merkatos, Daja duhet t’i bëjë mirë llogaritë edhe me dëmtimet, sepse grupi i plotë për teknikun është kthyer në një sfidë më vete.

MBLEDHJA – Para se të niste seanca stërvitore, tekniku Daja mblodhi skuadrën duke dhënë edhe udhëzimet e tij. Tekniku u ndal kryesisht tek ecuria që kanë pasur djemtë gjatë kësaj periudhe në fazë përgatitore, e cila ka pasur rritje në krahasim me fillimet e saj.

Duke ditur se këtë sezon do të ketë më shumë se kurrë nevojë për lojtarët e rinj, sepse ka një grup të cunguar, Daja ka kërkuar t’u japë atyre besimin para të gjithë ekipit. “Dua ta keni të qartë se ekipi ka nevojë edhe për djemtë e rinj”, ishte një nga frazat e teknikut gjatë mbledhjes. Më pas, ekipi vijoi normalisht me programin stërvitor.

FORMACIONI – Me një ekip të cunguar, edhe formacioni pritet të jetë i tillë. Kështu, tekniku Daja ka provuar skemën 4-1-4-1. Në portë Aldo Teqja, ndërsa mbrojtja e përbërë nga katër futbollistë. Kodra me Hakajn nga krahët dhe Belica me Bitrin në qendër të saj.

 

“Digë” para mbrojtjes projektohet Ron Broja, ndërkohë që rikthen BAM-in në fazën ofensive, të ndihmuar nga Braun dhe Cara. Në majë të sulmit u provua xhamajkani Braun, kavajasi Cara me Malën nga krahët, ndërsa Bardhi me Asanin paksa më të avancuar në ndihmë të sulmuesit të vetëm të deklaruar. Më pas tekniku përzjeu “kartat” duke bërë disa lëvizje në formacion.

Related posts

BLLOKIMI I PRONAVE TË ABRAMOVIÇ/ Ja çfarë i ndalohet klubit të Çelsit. Londinezët i shpëton një trajtim special

F.autor

LAZIO-MILAN/ Calhanoglu me golin e javës dhe zhbllokon sfidën në “Olimpico” (VIDEO)

Delo.autor

FESTË E “ÇMENDUR”/ Shikoni si gazetari tifoz “ndjell” golin e Kjaer dhe më pas nuk përmbahet (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment