Futboll La Liga Sport

ARRIHET MARRËVESHJA/ Atletico Madrid siguron për 20 milionë euro ish-mesfushorin e Inter…

Futbollisti francez Xhefri Kondobia do të luajë me Atletiko Madridin. Mediat spanjolle raportojnë se madrilenët kuqeblu kanë pranuar të sjellin për 20 milionë euro mesfushorin e Valencias në “Uanda Metropolitano”. 27-vjeçari zë vendin e ganezit Tomas Parti, i cili ka firmosur së fundmi me Arsenalin.

Pas shitjes së Partit te “Topçinjtë”, Atletiko Madridi pati afat deri në 5 nëntor për të siguruar dhe një tjetër futbollist. Në këtë mënyrë, për shkak të karakteristikave të ngjashme Atletiko Madridi e ka patur të lehtë të gjejë pasuesin e Tomas Partit. Kondobia vlerësohet për rikuperimin e topave në mesfushë, goditjet e sakta nga jashtë zone dhe lojën e fortë.

Ai do të kryejë nesër testet mjekësore dhe më pas do të prezantohet në ambjentet e klubit spanjoll.

Related posts

PARA NDESHJES NDAJ LIVERPOOLIT/ Solskjaer: Për fat të keq edhe këtë sezon…

Delo.autor

SFIDA NDAJ ROMËS/ Allegri gati të surprizojë Mourinhon me “Neymarin e ri”, pritet dhe rikthimi i yllit…

Delo.autor

PUBLIKOHET TOP-11 E PREMIER LEAGUE/ E zbulojnë mediat, një shqiptar në formacionin e vitit në Angli

Delo.autor

Leave a Comment