Futboll Kategoria Superiore Sport

“ARRITA AKORD SHUMË SHPEJT ME KUKËSIN”/ Ibraimi: Trofe dhe sukses në Europë, pse firmosa për 2 vite

Agim Ibraimi flet për herë të parë si kuksian. Fantazisti nga Tetova ka luajtur për herë të fundit me Shkëndijën, por karriera e tij ka kaluar nëpër kampionatet më të forta të Europës. Të shumtë janë ata futbollistë që e kanë ëndërr Serinë A italiane dhe Ibraimi është një prej atyre që e ka shijuar këtë kampionat. Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, menjëherë pas firmosjes së kontratës me Kukësin, 32-vjeçari tregon pse bëri këtë zgjedhje dhe atë që pret në Shqipëri.
Agim, çfarë ju bindi të pranonit ofertën e Kukësit?
Mund të them se projekti që më shpalosi klubi, jep shpresë për një të ardhme të suksesshme të Kukësit, prandaj dhe unë bëra këtë zgjedhje.

Sa do të jetë kohëzgjatja e kontratës suaj?
Kam firmosur për dy vite.

Në vitet e kaluara jeni kërkuar me ngulm nga Partizani, Skënderbeu, Tirana dhe ekipe të tjera shqiptare. Tashmë që iu bashkuat Kukësit, a mund të themi se ndikoi shumë edhe miqësia juaj me Nderim Nexhipin?
Po, patjetër. Drejtori Nexhipi njihet si një profesionist, i cili kontribuon shumë. Dua të theksoj se gjetëm akord shumë shpejt. Unë i respektoj të gjitha klubet e Kategorisë Superiore shqiptare që më kanë kontaktuar, por prej sot (dje) jam futbollist i Kukësit.

Çfarë pritni të arrini me Kukësin?
Atë që Kukësi synon gjithmonë, kreun e tabelës dhe sukses në arenën europiane.

Sa e njihni kampionatin shqiptar?
Rregullisht e përcjell kampionatin shqiptar. Më konkretisht kam ndjekur më tepër ato klube që kanë qenë pjesë e Kupave të Europës.

Related posts

PËRDORIMI I IMAZHIT ILEGAL/ Maradona fiton gjyqin me Dolçe& Gabbana

Delo.autor

Përfundon takimi i parë i Ligës së Kombeve, njihuni me rezultatin surprizë (VIDEO)

Isa.Autor

GJETJA GJENIALE NË SHTETIN EUROPIAN/ 350 tifozë paguajnë tarifën dhe do jenë të “pranishëm” në stadium

Delo.autor

Leave a Comment