Futboll La Liga Sport

SUPERSFIDA JUVENTUS-NAPOLI/ “Hakmarrja” e Sarrit: Të dielën do të bëjë tifozllëk për të kaltrit

Aurelio Virxhili, miku më i ngushtë i Mauricio Sarrit, në një intervistë për radion “Punto Nuovo”, përpara supersfidës të së dielës mes Juventusit dhe Napolit, i hedh benzinë zjarrit.
“Mauricio do të bëjë tifozllëk për Napolin. Kjo nuk është një hakmarrje, duke parë divorcin nga Juventusi, por një tip si ai nuk bëhet tifoz i Juves, vetëm sepse e stërviti atë. Përkundrazi, ai ka qenë dhe mbetet një tifoz i Fiorentinës dhe i Napolit. Madje, me këta të fundit ka një lidhje të ngushtë, flet shumë mirë për De Laurentisin, edhe pse presidenti nuk ka folur mirë për Sarrin. Personalisht, si mik i Mauricios, shpresoj që Juventusi sivjet të përfundojë më keq sesa sezonin e kaluar, në mënyrë që në Torino t’i kuptojnë mirë vlerat e Sarrit. Këto ditë ai po punon që të prishë konsensualisht kontratën me bardhezinjtë.
sarri
Pse nuk funksionoi te Juventusi? Sepse Mauricio ka një karakter shumë të fortë, të bukur, por pavarësisht kësaj shpesh më fliste për një futbollist të Juves, që nuk do t’ia bëjë publik emrin, të cilin e etiketonte si njeriun më fals që kishte njohur në jetën e tij. Po me Ronaldon si shkonte? Për Kristianon më tregonte se ishte një industri brenda skuadrës, punonte për hesap të tij dhe kishte një marrëdhënie shumë të vakët me pjesën tjetër, ishte shumë distant nga pjesa tjetër e lojtarëve të Juves. Madje, edhe për atmosferën te Juventusi më thoshte se ishte shumë e ftohtë, kishte shumë interesa në atë klub, jo si te Napoli, ku harmonia ishte totale”, tha Virxhili.

Related posts

TREGOJNË REFLEKSET E TYRE/ De Gea dhe Romero çmendin internetin me pritjen e dyfishtë (VIDEO)

Delo.autor

Bonucci: “Gattuso e ka transformuar Milanin”

Q.Autor

Bayern Munich, Hoeness: Po presim lejen e mjekëve që ta marrim

Q.Autor

Leave a Comment