Futboll Sport

“BARAZIM I MIRË PËRBALLË “KOMBËTARES”/ Trajneri i Kazakistanit: E dinim që kundërshtari ishte i vështirë

Trajneri i Kazakistanit Mikal Bilek nuk e konsideroi rezultat negativ barazimin me Shqipërinë, megjithëse pranoi se dëshironte ta fitonte sfidën ndaj kuqezinjve. Pas përfundimit të takimit 0-0 në Astana, tekniku çek u shpreh se e dinte që sfida me Shqipërinë do të ishte e vështirë pasi lojtarët tanë luajnë jashtë vendit.

5f833520c3c60

“Sfida – Kishim shumë probleme në mbrojtje: Vorogovski, Alip nuk mund të luanin. Serej Mali kishte grumbulluar shumë kartona të verdhë. Maraçkini u dëmtua gjatë ndeshjes. Në të njëjtën kohë, mund të them se Jerlanovi, Kerimzhanovi, Beisebekovi bënë një paraiqtje të mirë. E dinim që Shqipëria është një ekip i mirë, shumë lojtarë luajnë jashtë. U paraqitën mirë sot dhe patën disa raste për të shënuar. Nuk humbëm, kjo ka rëndësi. Nuk patëm aq raste sa dëshironim. Tani për 3 ditë do të përgatitemi për ndeshjen me Bjellorusinë. Duam të arrijmë një rezultat më të mirë se një muaj më parë.

Një pikë e fituar apo dy pikë të lëna –
 Luajtëm në shtëpi dhe dëshironim të fitonim, sidomos pas ndeshjes me Bjellorusinë. Donim një rezultat më të mirë, pro nuk e realizuam. Mendoj se në një aspekt 1 pikë është diçka e mirë duke ditur që kundërshtari pati disa raste për të shënuar në pjesën e dytë Djemtë u përpoqën të shënonin, por nuk ia dolën. Nuk mund të them asnjë fjalë të keqe për ata”, u shpreh trajneri i Kazakistanit Mikal Bilek.

Related posts

“KEMI BËRË NJË RRUGË TË GJATË PËR TË ARRITUR DERI KËTU”/ Solkjaer: Ne nuk konsiderohemi si pretendentë për…

Delo.autor

Kompeticionet Europiane/ Ja stadiumet e përzgjedhura nga ekipet shqiptare

Sadik.Autor

Aventura e Mancini-t tek Italia nis me dy lajme të këqija

Sadik.Autor

Leave a Comment