Futboll Sport

John Stones: Guardiola na ka thënë se do të na këshillojë gjatë Kupës së Botës…

John Stones po përgatitet të lërë gjurmë në Kupën e Botës 2016, pasi e ndoqi nga stoli Euro 2016. Ai do të jetë në kontakt të vazhdueshëm me trajnerin Pep Guardiola gjatë gjithë ndeshjeve që do të luajë me Anglinë. Stones pritet të jetë titullar nën urdhrat e Southgate, gjatë “Rusi 2018”, por ai do të jetë në kontakt edhe me trajnerin e Manchester City.

“Për shumë nga ne do të jetë mundësia e parë për të luajtur në një Kupë të Botës dhe kjo është një ëndërr që realizohet, ndërsa në fund të Euro 2016 isha i zhgënjyer sepse nuk pata mundësinë të luaj. I takon trajnerit të vendosë, por nga ajo që kam kuptuar Southgate ka besim tek unë,” – tha Stones.

Më pas, mbrojtësi i Manchester City shtoi: “Unë ndihem një futbollist më i mirë sesa kam qenë dhe kjo padyshim që është meritë e Guardiola. Do të flas me të edhe gjatë turneut në Rusi. Ai na ka thënë se mund ta telefonojmë ose t’i dërgojmë mesazhe në çdo moment, 24 orë në ditë, për të marrë këshilla dhe unë do ta bëj diçka të tillë.”

Related posts

VENDIM I PAPRITUR/ Vetëm 23 vjeç, djali i Refik Halilit tërhiqet nga futbolli

Delo.autor

JUVENTUS-MILAN NIS ME POLEMIKA/ Skandal spiunazhi para Superkupës

Delo.autor

SETIEN ME PROBLEME TË MËDHA/ Barcelona tronditet nga një tjetër dëmtim!

Delo.autor

Leave a Comment