Futboll La Liga Sport

BARCELONA NË KOLAPS/ “Bomba” e ekonomistit: S’ka para për puntorët

Barcelona është në kolaps ekonomik dhe situata është aq negative sa rrezikon të mos ketë para për të paguar punëtorët. Alarmin e ngre ekonomisti i njohur Marck Ciria, i cili thotë se drejtuesit aktualë të klubit duan të përdorin krizën prej Koronavirusit për t’u justifikuar për situatën kaotike që po kalojnë prej vitesh.

“Borxhet janë problemi më i madh i Barcelonës. Përpara se të shfaqej Koronavirusi, Barcelona kishte 740 milionë euro dhe ai shkoi në 820 milionë. Dhe telashet më të mëdha lidhen me faktin që ky është një borxh afatshkurtër. Barcelona është klubi me faturën më të lartë të pagave dhe ky nuk është faji i Koronavirusit.

Kjo do të thotë se nuk ka para për të paguar listën e pagave për punëtorët. Por rritja e borxhit ka ardhur dita-ditës dhe jo me virusin. Situata e tillë po përdoret për të treguar se drejtuesit aktualë nuk kanë faj, por ata janë fajtorët kryesorë në të gjithë këtë histori”, thotë ekonomisti.

Related posts

ELEMINIMI/ Kukësi, nga ëndrra në Champions, tek objektivi Europa League

Isa.Autor

Mourinho sfidon sulmuesin e Manchester United: “Duhet të ishte këtu, por nuk është…!”

Sadik.Autor

FUTBOLL FEMRA/ I ngriti kurth shoqes që t’i merrte vendin në formacion, zbulohet skandali tek PSG

Delo.autor

Leave a Comment