Futboll Seria A Sport

NDRYSHON LËKURË/ Inter i surprizon të gjithë, “Zikaltrit” prezantojnë fanellat e reja (FOTO)

Interi ka prezantuar ditën e sotme fanellat e treta për sezonin e ardhshëm. Ajo që tërheq menjëherë vëmendjen është ngjyra e verdhë mbi fanellë. Gjithashtu aty janë nuk mungojnë edhe ngjyrat zikaltër të skuadrës milanezë, me logon e klubit që qëndron mbi një hapësirë të zezë.

Për sa i përket fanellave të para, ku Interi do luajë si vendas, do të hiqen shiritat e zinj dhe ata blu e do të krijohet një efekt “lëkurë gjarpri”. Ngjyra e zezë do të mbetej vetëm te pulset dhe në mëngë, ndërsa logoja e klubit dhe sponsori “Nike” mbeten, por me ngjyrë ari. Në pjesën e prapme të fanellës do të jetë brendi “Lenovo”.

Është shfaqur edhe fanella e dytë: shfaqet tërësisht e bardhë dhe me shkrime të arta, një kombinim i ngjyrave tradicionale të klubit me logon e re, ndërsa shkrimi ‘Inter Milano’ duket në pjesën e sipërme të shpinës nën jakë. Jaka, që është e njëjta e përdorur nga Liverpuli për sezonin e ardhshëm, është e zezë përpara dhe blu prapa”.

Related posts

ZBULOHEN PRAPASKENAT/ Lucas Paquetá në janar ishte pranë kalimit te rivalët e…

Delo.autor

E DHIMBSHME/ Shkon për të parë ndeshje GOLFI, gruaja 49-vjeçare HUMBET…(VIDEO)

Isa.Autor

TAKIM DHE SHPËRNDARJE DHURATASH/ Ja çfarë ndodhi para duelit Kukësi-Slavia e Sofia (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment