Futboll Seria A Sport

BËN DEKLARATË TË FORTË/ Presidenti i Sampdorias: Njerëzit nuk vdesin nga Koronavirusi, po na ndalojnë të jetojmë

Presidenti i Sampdorias ka bërë një deklaratë të fortë së fundmi, ku për “Radio Capital” është shprehur se Koronavirusi nuk është aq i frikshëm sa e bëjnë. Madje më tej ai shprehet se kaq shumë sa ka ecur shkenca, është e pamundur që të mos gjendjet zgjidhja për të zhdukur këtë virus.

“Nuk ka ndonjë ditë pa ndonjë rast të ri në Serinë A nga virusi?! Le të mos shpikim gjëra që në të vërtetë nuk ekzistojnë. Duhet të falënderojmë mjekët që punojnë pa pushim, për të luftuar këtë virus. Më parë ishte diçka që nuk identifikohej dot, ndërsa në tani e kemi identifikuar atë. Të përpiqemi të mos e bëjmë aq të madhe.

Sëmundja ekziston, ajo duhet dhe mund ta zhdukim, kemi ecur shumë përpara dhe nuk vdesim falë Zotit. Nuk mund të vdisni nga Koronavirusi. Unë i respektoj të gjitha dhe e di që virusi ekziston, por ne i kemi të gjitha mjetet për t’u marrë me të dhe për ta larguar. Shikojmë shumë njerëz në TV që flasin për këtë dhe të gjithë thonë të kundërtat e njëri-tjetrit. Mendoj se stadiumet duhet të hapen. Unë nuk po them 100%, por të paktën 25% të kapacitetit.

Ndonjëherë ne bëjmë shumë propagandë. Rastet te Xhenoa? Të gjithë thuajse po shërohen. Me një tampon mund të kuptosh gjithçka. Unë u detyrova të mbyllja kinematë dhe shteti nuk më ka dhënë asgjë. Këta po na ndalojnë të bëjmë jetën tonë.”, u shpreh Ferrero.

Related posts

MANCHESTER UNITED-INTER/ Ndeshja e parë për këto dy skuadra në “International Champions Cup” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

NUK ËSHTË NË PLANET E KOEMAN/ Mesfushori Pjanic largohet nga Barcelona, drejt transferimit tek klubi…

Delo.autor

“KUPA E MBRETIT”/ Athletic Bilbao vs Barcelona, gjithçka gati për finalen

F.autor

Leave a Comment