Futboll Kategoria Superiore Sport

“BOJKOTI, “COVID-19” E DYTË PËR NE/ Egbo: Tirana do të jetë 100% në kampionat

Emanuel Egbo ndaljen e kampionatit e etiketon si “COVID” të dytë për ekipin e tij dhe futbollin. Në një intervistë për “Panorama Sport”, trajneri i Tiranës sqaroi gjithë problemet në ekip, teksa kërkoi nga të rinjtë përshtatje. Si zakonisht pranoi se bardheblutë luajnë për kreun, por ekipi i vërtetë do të zbulohet në nisje të sezonit. Deri atëherë Tirana është një ekuacion i panjohur.

Përtej rezultatit çfarë nuk shkoi sot në lojën e Tiranës që nuk të linte me gojë hapur?
Është mungesa e fillimit të kampionatit. Mezi po presim të nisë sezoni. Po kështu edhe lojtarët e rinj nuk janë gati. Kjo është një situatë që e etiketoj si “COVID” të dytë për ne. Jemi në ajër. Nuk e dimë çfarë po bëhet dhe kur nis futbolli. Në këto kushte nga ana psikologjike ndikon te lojtarët dhe gjithë ambienti përreth. Për këtë qëllim po bëjmë shpesh ndeshje miqësore për të parë gjendjen e lojtarëve si nga ana fizike, morale dhe psikologjike. Kjo është parësore për ne. Në ndeshjen me Kastriotin pamë që disa lojtarë kanë shumë punë. Të tjerë janë afër formës optimale dhe gati për nisjen e kampionatit.

Alarmuese mund të quhet se në pjesën e parë nuk kishte asnjë gjuajtje në portë. Të rinjtë e ardhur janë larg harmonizimit me grupin?
Normal që duhet kohë për një lojtar të ri që të përshtatet me ekipin e ri. Për më tepër që kanë ardhur në një ekip kampion, ku duhet shumë punë dhe përkushtim dhe cilësi. Ambientimi i lojtarëve jo shqiptarë është çështje tjetër. Skuadra do kohën e saj për t’u rregulluar.
MUCI TIRANA
Kur do të jetë 100 për qind Tirana, sipas idesë dhe modelit të Emanuel Egbosë?
Këtë do ta shohim në kampionat. Në kampionat shohim lojtarët e vërtetë, lojën e vërtetë. Aty do të merren minutat dhe emocionet. Kur nis kampionati rritet adrenalina dhe gara për të fituar ndeshje. Me miqësore shkon deri diku. Për të mos thënë që këto ndeshje nuk afrohen fare me ndeshjet e kampionatit. Në kampionat do ta zbulojmë sezonin e ri. Siç e dini ne kampionatin e luajmë si gjithmonë për luftuar për kreun sepse jemi Tirana.

Tri mungesa titullarësh. Najdvoski, Çelhaka dhe Toshevski. Të tre titullarë?
Është normale që më prish punë mungesa e tyre. Nuk është se kemi shumë lojtarë në dispozicion. Po sajohemi me lojtarë akademie. Isaku do shumë punë për t’u ambientuar. Skuadra ka stilin dhe harmoninë e saj në lojë. Ata që vijnë e kanë për detyrë që strategjinë tonë ta mësojnë. Lojtarët kampionë kanë ritëm tjetër. Lojtarët e ardhur do t’i përshtaten këtyre që janë kampionë.

Related posts

“THUMBON” DY YJET E FUTBOLLIT/ Modric: Jam i lumtur për punën që kam bërë, në futboll nuk vlejnë vetëm…

Isa.Autor

PAS ZYRTARIZIMIT TË SOLSKJAER/ KLubi i “Djajve të Kuq” ka 6 yje në shënjestër, ja emrat e bujshëm

Delo.autor

Salah po kërkon shtëpi në Madrid…!

Sadik.Autor

Leave a Comment