Futboll Gossip Sport

LIDHJA E DASHURISË ME AMIR RRAHMANIN/ Moderatorja shqiptare zbulon “gabimin” që solli ndarjen

E ftuar në emisionin “Soiree”, moderatorja e njohur Ana Lika, gjatë bisedave dhe batutave që hidhte e priste, ajo dashje pa dashje ka përmendur lidhjen që ka patur me futbollistin Amir Rrahmani.

Teksa një prej të ftuarve ishte duke folur publikisht për projektet që ka, me frikën se mos ndoshta nuk do t’i realizohen, në këtë moment, Ana Lika është hedhur duke deklaruar: “Po, po ashtu më ka ndodhur edhe mua. Kisha konkrete një lidhje, e përfola, e përfola, u ndava”.

Vlen të rikujtojmë se para disa kohësh moderatorja dhe Amir Rrahmani u vunë në qendër të mediave rozë nga fotot që publikonin herë pas here në rrjetet sociale. Asokohet Ana në një intervistë, e pranoi këtë romancë në mënyrë të tërthortë dhe u shpreh se ishte shumë e lumtur. Por lidhja e tyre zgjati shumë pak dhe bukuroshja seksi tani mesa duket ka reflektuar që ka bërë gabim që e ka përfolur kaq shumë atë marrëdhënie.

Related posts

SFIDA ME LAZION/ Vetëm një mbrojtës në skuadër, Gatuzo eksperimente me skemën (FOTO)

Isa.Autor

Mbape më i shtrenjti, ja lojtarët U-21 me vlerën më të madhe në treg

Delo.autor

Premtimi i Bartomeut për Busquets, futbollisti po pret…

Sadik.Autor

Leave a Comment