Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS/ Inter e nis si mos më keq, Lukaku i shpëton nga turpi

Nis si mos më keq Champions i Interit për këtë sezon! Skuadra e Antonio Conte barazon brenda fushe ndaj Borussia Monchengladbah, që në kampionat nuk është duke ecur edhe aq mirë.

Skuadra zikaltër, që duhet të reagonte pas derbit të humbur, shënoi në fillim të pjesës së dytë me anë të Lukakut, por e pa veten pastaj në disavantazh pasi një penallti dhe një pakujdesi e vendosjes së mbrojtjes i dhanë mundësi ekipit gjerman të shënonte dy herë…

Një ndërhyrje e Vidal e parë dhe riparë në VAR, që ka detyruar arbitrin ta akordojë 11-të metërsh. Thuram, kujtojmë, sot u fut në stadium duke përdorur google si mjet identifikimi, pasi roja i sigurisë nuk i besonte…

Bensabeini do të realizonte 1-1! Por, pasi zikaltërit goditën edhe shtyllën me Lautaro Martinez, erdhi goli i dytë me Hoffman, në fije të pozicionit jashtë loje.

Interi u hodh totalisht përpara dhe Lukaku gjeti golin e barazimit duke shpëtuar turpin e humbjes 1-2. Për belgun ishte goli i dytë në këtë ndeshje.

Në fund, Kolarov iu afrua 2-2 me goditje dënimi.

Related posts

NDESHJA E SË PREMTES/ Ja kush do të vendosë “drejtësi” në sfidën Shqipëri-Izrael

Isa.Autor

KRAHASON TRIUMFET E EKIPIT ME GRUAN E TIJ/ Pique befason: Fitorja ndaj Real Madridit si seksi me…

Delo.autor

E DUAN NË ITALI/ Matteo Darmian dëshiron të largohet nga Manchester United, por…

Isa.Autor

Leave a Comment