Futboll Seria A Sport

CONTE E ZËVENDËSOI, LAUTARO TËRBOHET/ Shikoni çfarë bën sulmuesi argjentinas (VIDEO)

Lautaro Martinez ka qenë protagonist në ndeshjen e Inter-it të tij kundër Genoa-s. Jo për një gol, por për një shfryrje në stol pas zëvendësimit.

Paraqitja e Demit ka lënë për të dëshiruar dhe ai nuk ka arritur ta përmbajë zemërimin pasi është ulur në stol. Asgjë e rëndë, por mbrapa atij reagimi duket se qëndron një keqkuptim, nëse mund të përshkruhet kështu, me një shok të skuadrës.

Sipas zërave të fundit, Lautaro nuk ishte i zemëruar për zëvendësimin, por me një shok të ekipit: Alessandro Bastoni. Në fakt, duket se disa minuta para zëvendësimit mbrojtësi ka provuar t’i japë një pasim në thellësi, por ka gabuar dhe argjentinasi ka humbur një mundësi për të shënuar.

Conte ka minimizuar gjithçka pas ndeshjes: “Ndonjëherë mund të shpëtojë ndonjë fjalë, e rëndësishme është të sqarohen. Tani janë më shokë se më parë”, ka thënë trajneri.

Related posts

JAVA E NËNTË/ Superiorja zbret në fushë, zbuloni arbitrat që do të vendosin drejtësi ditën e sotme

Delo.autor

PREZANTIMI TEK “KUQEZINJTË”/ Portieri Maigna: Dua trofe, Milani vendi ideal

Delo.autor

Golat e Shaqirit dhe Xhakës, vjen LAJMI I MADH për Zvicrën

Isa.Autor

Leave a Comment