Bundesliga Futboll Sport

DOUGLAS COSTA U KTHYE TEK BAYERN/ Lamtumira nga Italia i kushton shtrenjtë sulmuesit brazilian

S’ka pak që është përshëndetur me Juventus-in dhe me Italinë, por ndoshta nuk kishte arritur akoma t’i merrte me vete të gjitha nga Torino në Mynih.

Douglas Costa, sulmuesi brazilian i Bayern Munich ka qenë viktimë e një vjedhjeje në shtëpinë e tij torineze. Ngjarja duket se ka ndodhur natën e së mërkurës.

Siç ka bërë të ditur La Stampa, hajdutët kanë hyrë në shtëpinë e tij në Torino dhe kanë vjedhur orë dhe sende të çmuara me vlerë të madhe, por që akoma nuk është saktësuar nga autoritetet.

Vjedhja po hetohet nga Karabinierët e Torinos. Lamtumira nga Juventus, përveçse ka qenë e ndier emocionalisht, ka qenë edhe e “kushtueshme”.

Related posts

Antoine Griezmann: Atë moment do ta marr me vete deri në varr

Isa.Autor

“ARBITRI MË KËRCËNOI”/ Talenti Vinicius: Jam si fëmijë me ëndrra, ja sekreti i golit

Delo.autor

Përplaset kokë me kokë me shokun e skuadres, ylli i Perusë shtrohet në spital

Isa.Autor

Leave a Comment