Futboll Seria A Sport

BINGOJA E MADHE E MALDINIT/ Theo Hernandez u quajt bast i rrezikshëm, sot vlen dyfish!

Bingoja më e madhe e Paolo Maldinit si drejtor i Milanit është padyshim Theo Hernandez. Mbrojtësi u mor në verë për 20 milionë euro nga Real Madrid, për një transferim që u cilësua si një bast i rrezikshëm.

Tashmë, kur kanë kaluar gati 8 muaj që nga kalimi i Theo në Milano, francezi vlen dyfishi i çmimit që u mor. Të paktën kjo është ajo që vlerëson “Transfermarkt”, me kartonin e Theos që ka prekur shifrën 40 milionë euro.

Sidoqoftë, pavarësisht se kaq vlerësohet nga “Transfermarkt”, Milan zor se mund ta lëshojë për vetëm 40 milionë euro anësorin, që i ka mahnitur të gjithë. Një mbrojtës që shënon 5 gola në 20 ndeshje në kampionat. Thjesht fantastik!

Related posts

E BUJSHME/ Beckham në telashe serioze, pasi theu kufizimet anti-Covid në Angli

Delo.autor

Flamurtari-Kukësi/ Mbyllet pjesa e parë: Alla ndëshkon ish-ekipin me një supergol (VIDEO)

Isa.Autor

KRITIKON ASHPËR MILAN/ Saki: Nuk është më një skuadër, por një grup lojtarësh i shpërndarë në fushë

Delo.autor

Leave a Comment