Futboll Sport

E FUNDIT/ Gjermania merr vendimin final, shtangen tifozët para Zvicrës

Gjermani do të luajë nesër kundër Zvicës prej orës 20:45. Ekipi 4 herë kampion i botës lajmëroi se sfida e vlefshme për UEFA Nations League do të luhet me dyer të mbyllura.

Nuk do të lejohet asnjë tifoz në qytetin e Këlnit, pasi numri i personave të prekur nga COVID-19 është në rritje. Në një situatë të tillë, autoritetet gjermane kanë vendosur që të mos rrezikojnë më tej.

Sfida e kombëtares së Gjermanisë pritet me interes të madh, sidomos pas kritikave të shumta që iu bënë ekipit të Joachim Low. Fitorja me Ukrainën la shumë tifozë të zhgënjyer, pavarësisht se në fund “Panzerat” morën 3 pikët me fitoren 1-2.

Related posts

JO VETËM BARCELONA/ Një tjetër ekip interesohet për Lautaro Martinez

Delo.autor

E KRYER/ Eberechi Eze kalon te Arsenali për 65 milionë euro

F.autor

MOTO GP/ Johann Zarco “pole position” në La Mansh, ndjek Marquez, Rossi i nënti

Sadik.Autor

Leave a Comment