Futboll Premier League Sport

“E FUNDIT PËR MUA”/ Cristiano Ronaldo njofton largimin dhe thyen zemrën e tifozëve

Një lajm i trishtë për tifozët e futbollit dhe fansat e Cristiano Ronaldos. Futbollisti i ka shokuar të gjithë me deklaratën e dhënë së fundmi duke deklaruar se cikli me Kombëtaren e tij do të mbyllet së shpejti.

Shumë shpejt, pas botërorit të 2022-shit, ai nuk do jetë më pjesë e kombëtares. Ronaldo u shpreh: ”Kupa e Botës Katar 2022 do të jetë e fundit për mua”.

5 herë fituesi i Topit të Artë ka mundësinë të synojë edhe për dy trofe me luzitanët, teksa përpara e pret Euro2021 dhe më pas Botërori, ndërsa deri më tani ka arritur të ngrejë vetëm një herë Kupën e kampionatit europian, të cilin e fitoi në vitin 2016 përballë Francës.

Në vitin 2022 Ronaldo do të jetë në moshën 37-vjeçare dhe mbetet për t’u parë nëse atëherë do të jetë edhe koha kur do të ndahet përfundimisht nga futbolli i luajtur.

Related posts

CHAMPIONS/ Crvena Zvezda befason botën e futbollit, mposht yjet e Liverpool ne Serbi

Isa.Autor

“NUK KAM FRIKË PËR TË ARDHMEN E KËTIJ SPORTI”/ Presidenti Ceferin: Koronavirusi nuk është apokalips!

Delo.autor

Donnarumma, gjithnjë e më larg Milanit dhe i vetofrohet skuadrës angleze

Sadik.Autor