Futboll Kategoria Superiore Sport

ALARM TEK VLLAZNIA/ Tetë të prekur me Koronavirus. Ja çfarë do ndodhë ditën e sotme

Alarm total te Vllaznia, situata del jashtë kontrollit. Shtohen rastet me “COVID19” te kuqeblutë, pasi zyrtarisht janë infektuar edhe 4 lojtarë të tjerë. Pas Erdenis Gurishtës, Eni Imamit, Uheid Hoxhës dhe Elvis Plorit (zv.trajner), listës i shtohen Herald Marku, Aleksandar Isaevski, Mehdi Çoba dhe Florind Bardulla. Pas 15 tamponëve që janë kryer ditën e enjte, shtohet paniku te shkodranët. Nga përgjigjet kanë rezultuar të tjerë pozitivë, duke e çuar numrin e të prekurve në 8.

Dhe ajo që është më e keqja në këtë histori, lidhet me faktin që vetëm të shtunën Vllaznia ka zhvilluar një miqësore dhe pjesë e formacionit kanë qenë 3 nga 4 lojtarët që dolën me Koronavirus. Çoba me Markun madje edhe kanë shënuar, i pari një dopietë dhe i dyti me penallti.

NUK KANË SIMPTOMA – Gazeta “Panorama Sport” është interesuar pranë stafit mjekësor dhe ka mësuar se gjendja e të infektuarve është e mirë dhe nuk kanë pasur kurrfarë simptome, ndryshe nga të tjerët që dolën më herët me “COVID-19”. Klubi sapo ka marrë rezultatet e analizave ka urdhëruar menjëherë që 4 futbollistët të karantinohen për të evituar përhapjen e virusit.

SOT TË TJERA TESTE- Nga tamponët që janë kryer të enjten ka rezultuar negativ edhe Eugenio Sidorenko, i cili kishte shenja të ngjashme me të infektuarit. E megjithatë, ISHP (Instituti i Shëndetit Publik) është vënë në alarm pas përgjigjeve të fundit dhe ka njoftuar që sot do të zbarkojnë te Vllaznia për të kryer të tjera analiza

Frika është e madhe në radhët e kuqebluve, pasi me ndeshjen e zhvilluar të shtunën, ekziston rreziku që të shtohen edhe rastet. Edhe pse te Vllaznia janë munduar që të marrin të gjitha masat e nevojshme, nuk ia kanë dalë dot. Me 8 të prekur deri të dielën në ekip, gjendja është plotësisht jashtë kontrollit dhe nuk përjashtohet si opsion që edhe i gjithë ekipi të shkojë në izolim. Gjithsesi, kjo mbetet për t’u parë

Related posts

DOPIETA NË DEBUTIM ME INTER/ Correa përsërit bomberat paraardhës. Ja lista e sulmuesve…

Delo.autor

Pakt me “Djallin”, ish-sulmuesi i Milanit kërkon ndihmë nga shokët

Q.Autor

E BUJSHME/ Suarez mund të rikthehet te Liverpool, nëse ndodhin këto largime nga “The Reds”

Delo.autor

Leave a Comment