Futboll La Liga Sport

“E KANË FITUAR FUTBOLLISTËT MË TË MIRË TË BOTËS”/ Ansu Fati: Po realizoj një ëndërr

Ansu Fati, një nga talentet më të shkëlqyer të Barcelona-s, në garë për të fituar çmimin Golden Boy, është intervistuar nga Tuttosport:

“Jam shumë i emocionuar. Fati që jam një kandidat për një çmim kaq të rëdnësishëm është shumë entuziazmues. Por duhet të vazhdoj  të punoj o ditë në mënyrë që të ndodhin gjëra të bukura si kjo”, ka thënë ylli i ri i Barçës.

“Është një nga çmimet më të rëndësishëm në nivel individual për një lojtar të ri. E kanë fituar futbollistët më të mirë të botës. Messi mes të parëve, kur unë isha një fëmijë. Është një ëndërr të jesh pjesë e listës përfundimtare të kandidatëve”.

– Barcelona e re e Koeman?

“Kemi pak që kemi filluar të punojmë me atë, por po përshtatemi me idetë e tija dhe të stafit të tij. Po punojmë mirë”.

– Unë, Messi i ri?

“Nuk fiksohem të këto gjëra. Jam i përqendruar te puna e përditshme dhe që të mësoj çdo ditë. Po realizoj një ëndërr dhe do të punoj për të vazhduar në këtë drejtim”.

Related posts

Pas Pjaniç, Juve kërkon një tjetër yll nga Roma

Q.Autor

VIDEO/ Gol menjëherë pas rikthimit nga dëmtimi, Abrashi i shënon Hamburgut të Mavrajt

Q.Autor

NDESHJET E QERSHORIT/ Trajneri Reja publikon listën e lojtarëve të ftuar për 3 sfidat e Kombëtares

F.autor

Leave a Comment