Futboll Seria A Sport

MERKATO I VË FLAKËN DERBIT TË MADONINËS/ Mesfushori Calhanoglu tradhton Milanin, kalon tek Inter

Mënyrat e tregut janë të pafunduara, por një kthesë si kjo, në një të dielë të qetë qershori, rrezikon t’i vërë flakën derbit tjetër të Milanos. Interi ka siguruar shërbimet e Hakan Calhanoglu, një profil perfekt për të zëvendësuar Christian Eriksen, ndërsa pret të kuptojë se cila do të jetë e ardhmja e lojtarit danez. Një takim me agjentin e turkut ishte i mjaftueshëm për të kuptuar kënaqësinë e lojtarit që të vishet zikaltër. Transferimi konsiderohet tashmë punë e kryer.

Pjesa tjetër e marrëveshjes, detajet e saj, do të bëhen më të qarta në ditët e ardhshme, veçanërisht tani që ish-numri 10 i kuqezinjve do të jetë i lirë nga Europiani. Statusi i lojtarit të lirë e thjeshton shumë punën e zikaltërve. Një “mundje krahu” mes tij dhe Milanit për rinovimin, që përfundoi me ftohjen e qëndrimit në Milanello.

Calhanoglu kurrë nuk ka bërë një hap prapa nga kërkesa fillestare prej 5 milionësh në sezon, ndërsa Milani nuk ka lëvizur kurrë nga tavani prej 4 milionësh, pragu maksimal i vendosur nga klubi.

Dhe “i ftohti” i madh erdhi në fund të kampionatit të kaluar, kur emri i lojtarit turk u lidh me disa klube në Europë, përfshirë Juventusin. Interi nuk ishte në listë, por paska punuar nënn rrogoz, duke triumfuar mbi të gjithë.

Related posts

(VIDEO) City rikthen baraspeshën ndaj Liverpool, Sane ndëshkon vëndasit

Q.Autor

ZYRTARIZOI TRAJNERIN SARRI NË STOLIN E KLUBIT/ Presidenti i Lazios: Përfunduam zotimet që bëmë në…

Delo.autor

LËSHOHET “BOMBA” NGA SPANJA/ Aventura e Ronaldos tek Juventus mund të përfundojë në…

Delo.autor

Leave a Comment