Futboll Seria A Sport

“E MIRËPRES KOLEGUN RONALDO SI VIROLOG”/ Plas ironia pas postimit të CR7 mbi tamponin (FOTO)

Polemika rreth Cristiano Ronaldos nuk qetësohet. Në mëngjesin e sotëm, në fakt, sulmuesi i Juventusit kishte postuar një foto të tij në shtëpi, shoqëruar me komentin “tamponi është budallallëk!”

Koment poshtë postimit që më pas u hoq nga portugezi por që bëri bujë të madhe dhe hapi polemika. Kujtojmë që mbi CR7 është hapur hetim i madh pasi braktisi karantinën te Juventusi.

Ylli bardhezi sonte nuk do të luajë kundër Barcelonas.

Si përgjigje, Roberto Burioni, virolog dhe shkrimtar italian i shkencës: “Unë e mirëpres kolegun tim Cristiano Ronaldo në grupin e madh të virologëve. Ai do të jetë shumë i dobishëm në ndeshjen tjetër kundër okulistëve”.

Related posts

LAJMI I FUNDIT/ Milik-Dzeko, dita vendimtare për Roma dhe Juventus

Delo.autor

Liverpool merr iniciativën në sulm, Reali mendon të mbrohet

Sadik.Autor

HEQ DORË NGA ICARDI/ Marotta gjen zëvendësuesin e yllit, ja shifra

Delo.autor

Leave a Comment