Futboll Sport

KËMBËZBATHUR DHE SPEKTAKËL NË RRUGË/ Klubi i madh merr në akademi djalin 10 vjeçar (VIDEO)

Një video ku shiheshin disa fëmijë që luanin në rrugë, teksa njëri prej tyre spikat me aftësitë e jashtëzakonshme, ka filluar të bëjë xhiron në rrjetet sociale.

Kaio, nga Sao Luis, ishte djali 10 vjeçar që emocionoi të gjithë dhe iu solli në mëndje shumë njerëzve momentet kur ishin të vegjël dhe luanin në rrugë me miqtë e tyre.

Djali i vogël ishte duke luajtur me shokët e tij, teksa fillimisht driblon disa, por nuk ia del të shënojë, teksa bie edhe në një gropë, ku të gjithë ishin këmbëzbathur. Megjithatë Kaio nuk dorëzohet dhe ngrihet menjëherë, ku pasi merr një pasim shumë të bukur, e dërgon topin në rrjetë në mënyrë spektakolare.

['

Për fatin e tij të mirë dikush në ato momente po bënte video, e cila më pas u bë virale në rrjetet sociale. Tashmë klubi i madh brazilian, Santos e ka marrë djalin e vogël në akademinë e tyre, pasi mendojnë se do të ketë një të ardhme të ndritur.

Related posts

YLLI ATLETIKO MADRITIT/ Griezmanni e zbulon se ku dëshiron ta përfundojë karrierën

Isa.Autor

SUPER MARTINEZ/ INTERI dyfishon rezultatin ndaj Frosinones (VIDEO)

Isa.Autor

Pini Zahavi: Neymar nuk mund të luajë kurrë në një ekip me Messi apo Ronaldo

Sadik.Autor

Leave a Comment