Futboll Sport

E PABESUESHME/ Në Peru luan 18-vjeçari Osama Vinladen: Vëllai im quhet Saddam Hussein

Ndonjëherë mjafton emri për t’u bërë i famshëm.

Ky është rasti, për shembull, i një futbollisti të ri peruan, emri i plotë i të cilit është Osama Vinladen Jimenez Lopez, për të gjithë thjesht Osama Vinladen.

Është e qartë asonanca me terroristin përgjegjës për sulmin në Kullat Binjake. Lojtari që luan për Union Commercio ka thënë për Cadena SER:

“Kam menduar ta ndryshoj emrin, por tani ndihem rehat. Vëllai im quhet Saddam Hussein dhe babai im do ta kishte quajtur djalin e tretë George Bush, por ka lindur një vajzë”.

“Janë emra të marrë nga edicionet e lajmeve të periudhës kur kam lindur: mendoj se në Peru ka edhe një person që quhet Hitler, dhe që në histori ka ekzistuar edhe ndonjë Jezus që ka bërë disa gjëra të këqija”.

“Nuk mendoj se është e drejtë që të limitohet mundësia për t’i vënë një emër një fëmije”.

Related posts

Nga anëtarët e qeverisë RAMA deri te bukuroshet SEKSI, njihuni me VIP-at që marrin pjesë në MARATONËN E TIRANËS

Isa.Autor

TRAJNERI MERR VENDIMIN PËR TË ARDHMEN/ Antonio Conte drejt gjigantëve të Europës…

Delo.autor

“EURO 2020″/ “Shpërthen” festa në “Olimpico”, ylli Immobile ndëshkon Turqinë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment