Futboll La Liga Sport

NIS PROÇESI TEK REAL MADRID/ Tri minutat e Florentino Perez në dhomat e zhveshjes

Debutimi i Real Madrid në këtë edicion të Champions League nuk ka qenë aspak i mirë.

Humbja 3-2 e pësuar në shtëpi kundër Shakhtar-it tri ditë pas humbjes tjetër të pësuar në shtëpi kundër Cadiz në La Liga, i ka hapur rrugën procesit të parë të këtij sezoni për formacionin e Zinedine Zidane.

Një ballafaqim që është nisur nga vetë Florentino Perez. Siç ka bërë të ditur Marca, në fakt, numri një i Los Blancos ka zbritur në dhomat e zhveshjes mbrëmjen e së mërkurës.

Një gjë normale në shtëpinë e Real-it, por që ka befasuar për kohëzgjatjen: vetëm 3 minuta. Një parantezë e shkurtër nga numri një i madrilenëve, i cili i ka folur skuadrës para se t’ia linte fjalën trajnerit.

Real-in e pret në fundjavë Clasico kundër Barcelona-s dhe ndeshja e dytë në Champions League të mërkurën e ardhshme kundër Borussia Monchengladbach, që ka barazuar 2-2 në San Siro kundër Inter-it.

Koha e fjalëve duket se ka mbaruar për Merengues, që duhet të kthehen menjëherë te fitorja.

Related posts

Adnan Januzaj nuk është më ”mik” me balerinën shqiptare

Sadik.Autor

NUK KA VEND PËR RONALDON TEK BAJERNI/ Deklarata e Kahnit i mbyll “derën” përfundimisht portugezit

F.autor

HISTORIKE/ SHKËNDIJA në turin e tretë të Champions, eliminohet Sheriff Tiraspol

Isa.Autor

Leave a Comment