Futboll Seria A Sport

E PAZAKONTË/ Polemika në Itali, futbollisti prezantohet me një pamje…vrasjeje (VIDEO)

Ka shkaktuar shumë diskutime mënyra me të cilën Rexhina zgjodhi të prezantonte Tiago Cionek, blerjen e fundit të klubit pas rikthimit në Serinë B. Në mars, kur mbrojtësi ishte ende te SPAL-i, ai shmangu një grabitje në një dyqan cigaresh, duke neutralizuar agresorin.

Dhe duke u frymëzuar nga ky gjest, klubi kalabrez publikoi një video ku rindërtoi skenën me Cionekun që ndodhet i ulur në një bar me fanellën e Rexhinës në momentin që hyn keqbërësi me pistoletë. Ai tremb agresorin dhe thotë: “Ju mbroj unë”.

Por, videoja ka shkaktuar polemika, sepse mbyllet me rikthimin e grabitësit në bar (këtë herë Cionek nuk është më) dhe ai vret baristin me frazën: “Tani jeni pa mbrojtje”.

Related posts

U ARRESTUA PËR KORRUPSION/ Lirohet Michel Platini: Shumë zhurmë për asgjë, s’e kuptoj…

Delo.autor

LOOKMAN “DEL NGA SHINAT”/ Atalanta fiton 0-3 kundër Napolit! Gjimshiti mes më të mirëve

F.autor

E PABESUESHME/ Skuadra e Giovinco-s luan me 3 portierë në Champions

Delo.autor

Leave a Comment