Sport Tennis

“ËSHTË I JASHTËZAKONSHËM FAKTI SE…”/ Tenisti Federer bën dedikimin special për Nadal pas triumfit në Paris

Tenisti spanjoll Rafael Nadal triumfoi për të 13-ën herë në grand slam e Roland Garros, turneu më i rëndësishëm i fushave me dhè. Për spanjollin ky është trofeu nr.20 në një grand slam, duke barazuar rekordin e Roger Federer, që nuk luan prej disa muajsh, i dëmtuar.

Federer, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, ka konfirmuar edhe një herë se miqësia e tij me Nadal kalon përtej rivalitetit. “Unë gjithnjë kam patur respektin maksimal për mikun tim Rafa, si një person dhe si kampion”, shkruan Federer.

“Si rivali im më i madh për shumë vite, unë besoj se ne kemi shtyrë njërit-tjetrin për t’u bërë më të mirë si lojtarë. Gjithsesi, për mua është kënaqësi ta përgëzoj për triumfin e 20-të të një grand slam. Është i jashtëzakonshëm fakti se ai e ka fituar 13 herë turneun e Roland Garros, rezultati më i madh në sport. Dua të përgëzoj edhe ekipin e tij, pasi askush nuk mund ta realizojë këtë gjë i vetëm. Unë shpresoj që trofeun nr.20 është vetëm një tjetër hap në rrugëtimin tonë të përditshëm. Urime Rafa, e ke merituar”, tha Federer.

Related posts

I JASHTËZAKONSHËM/ Talenti Leao realizon golin e vitit dhe ndëshkon Beneventon (VIDEO)

Delo.autor

SKANDALOZE/ QAKA perjashtohet nga Steaua, PANUCCI mer një tjetër GODITJE

Isa.Autor

PIKE SHFRENON FANTAZINË/ Dua të BLEJ një ekip dhe të krijoj kompeticion të…

Isa.Autor

Leave a Comment