Futboll Sport

EUROPA LEAGUE/ Romelu Lukaku merr çmimin e lojtarit më të mirë të sezonit

Romelu Lukaku u shpall më i mirë i Europa League-s për sezonin 2019/20. Sulmuesi belg, që e mbylli sezonin e parë Interi me 34 gola të shënuar në 51 ndeshje, mposhti konkurrencën e dy finalistëve të tjerë, Bruno Fernandesit, shënuesi më i mirë i turneut, dhe Ever Banegas. Juria e përzgjedhur për ndarjen e çmimit është e përbërë nga trajnerët e 48 klubeve të pranishme në fazën e kaluar të grupeve dhe nga 55 gazetarë të zgjedhur nga grupi Europian i Medias Sportive (ESM).

Fituesi u zbulua para hedhjes së shortit të Ligës së Europës 2020/21 dhe çmimi iu dha sulmuesit ziklatër, i cili përmes një videoje falënderoi të gjithë ata që e vlerësuan me këtë çmim.

“Së pari, falënderoj Zotin, që më lejoi të vij deri këtu, të bëj punën që dua, të luaj për ekipin që kam dashur që kur isha fëmijë. Dua të përgëzoj Sevillan për arritjen e saj. Falënderoj nënën time, vëllanë tim, të gjithë njerëzit përreth meje, agjencinë time “Roc Nation Sports” për mbështetjen. Dua të falënderoj Antonio Conten, të gjithë stafin e tij dhe të gjithë ata që punojnë për klubin, presidentin Steven Zhang për besimin që kanë pasur tek unë. Së fundmi dua të falënderoj të gjithë shokët e mi të skuadrës, për mua ata janë si vëllezër, ne jemi një familje e vërtetë. Çdo ditë, kur shkoj të stërvitem e bëj me një buzëqeshje dhe kjo është për shkak se ata që janë aty më ndihmojnë të punoj shumë, të jap më të mirën time, kështu që faleminderit djema për gjithçka që bëni për mua dhe shpresoj që këtë vit të bëjmë edhe më mirë dhe të arrijmë suksese së bashku. Ju faleminderit të gjithëve!”

6 paraqitje, 443 minuta të luajtura, 7 gola të shënuar dhe 2 asiste. Këto janë numrat e Lukaku në Europa League 19/20.

Related posts

PLAS TE SKUADRA E KATEGORISË SË DYTË/ Trajneri zihet me grushta me portierin

Isa.Autor

ÇMENDET BARCELONA/ Katalanasit ofensivë për Hazard, ofron para dhe…

Isa.Autor

“GËNJESHTËR”/ Icardi shpërthen në rrjetet sociale: Rinovimi im nuk ka pasur kurrë një datë (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment