Futboll Kombëtarja Sport

FORMACIONI I MUNDSHËM/ Sfida ndaj Kazakistanit, Kallaku gati të bëjë “regjisorin”. Reja duhet të vendosë për 4 emra

Shqipëria do të niset sot drejt Kazakistan it, dy ditë nga ndeshja e vlefshme për Ligën e Kombeve. Përpara dy transfertave, trajneri Reja ka mësuar përfundimisht 3 mungesat që nuk do t’i ketë në dispozicion për Kazakistanin dhe Lituaninë, ndërsa pasditen e djeshme ka bërë edhe provat e fundit në lidhje me formacionin që mund të zbresë nga minuta e parë në Almati të Kazakistanit, të dielën me start nga ora 15:00 (me orën shqiptare).
MUNGESAT – Thomas Strakosha, Jon Mersinaj dhe Myrto Uzuni nuk do të jenë të gatshëm për këto dy transferta. Portieri erdhi me shqetësime të cilat ia pamundësuan daljen në fushë për t’u stërvitur. Mbrojtësi i Lokomotivës së Zagrebit vuan disa shqetësime muskulore dhe i duhet që të qëndrojë të paktën pesë ditë pushim e më pas të nisë rikuperimin. Uzuni, lojtari më në formë i momentit i cili ka shënuar edhe dy gola në Champions, pasi ka bërë rezonancën, ka marrë përgjigjen se i duhen të paktën dhjetë ditë pushim. Futbollisti i Ferencvaroshit vuan një shqetësim në gjurin e majtë.

FORMACIONI – Etrit Berisha pritet që jo vetëm të jetë titullar, por edhe kapiten i Kombëtares. Përpara portierit të SPAL-it, ka vetëm një dilemë për trajnerin Reja. T’i japë edhe një shans Enea Mihajt apo të testojë treshen Gjimshiti, Dermaku e Kumbulla. Kjo, në bazë të testeve që ai ka bërë gjatë stërvitjeve në Durrës. Nga krahët, dilema është në të djathtë. Mungesa e Hysajt dhe tashmë edhe e Uzunit ka bërë që trajneri të mendojë për një strategji taktike. Frederik Veseli dhe Albi Doka janë testuar si dy të mundshëm më të përshtatshëm për linjën e djathtë. Gjithashtu, trajneri ka testuar edhe Ermir Lenjanin, një anësor të majtë në rolin e tij, por me strategjinë që të jetë një lojtar që futet brenda në zonë për të gjuajtur me të majtën. Në anën tjetër, Memolla shihet më favorit në krahasim me Trashin. Në mesfushë, Keidi Bare dhe Amir Abrashi pritet që të kenë në mes Kallakun, më i favorizuar në krahasim me Çekiçin dhe Laçin. Mesfushori i Lokomotivës duket se ka bindur trajnerin që t’i japë besim. Me të në fushë, krahas 3-5-2-shit klasik, mund të bëhet edhe spostimi taktik 3-4-1-2. Krahas Kallakut, debutues pritet të jetë edhe Broja, i cili vendoset në majë të sulmit me Manajn. Vrioni vjen pasi ka marrë leje nga Juve.

formacioni

Related posts

Ronaldinho nderon “PLESHTIN”/ Pas largimit të MESSIT, Barça të tërheqë fanellën me…

Isa.Autor

“ËSHTË E VËSHTIRË TË LUASH ME 10 LOJTARË”/ Portieri Courtois : Titulli? Duhet të vazhdojmë të luftojmë fort për…

Delo.autor

KAPITULLI I DYTË “ÇËSHTJA ICARDI” VAZHDON/ Marotta nuk duron: Mjaft më me gjithë…

Delo.autor

Leave a Comment