Futboll Sport

Lilaj, Osmani dhe Nimaga: zbulohen klubet që i duan

Te Skënderbeu nuk dihet ende se çfarë do të ndodhë, ndërkohë që disa prej klubeve po tentojnë të marrin disa nga lojtarët më të mirë të korçarëve. Sabien Lilaj është një nga më të mirët dhe çdo klub i Superirores që do e bindtë ta merrte do bënte një goditje. Kukësi e kërkon me ngulm, por gjasat janë që ai ta vijojë karrierën jashtë vendit, konkretisht në Azerbajxhan, madje gjithçka mund të marrë formë zyrtare që ditën e sotme.

Një tjetër lojtar në merkato është Bakary Nimaga. Mesfushori 23-vjeçar ka gjithashtu oferta të shumta nga jashtë vendit dhe mbetet për t’u parë se sa ofrohet për të. Sipas “Superport” Kukësi e do edhe lojtarin nga Mali. Sigurisht kemi të bëjmë me një listë dëshirash të verilindorëve, që kërkojnë të përforcohen dhe të kapin grupet e Champions League, ose të Europa League. Një arritje e tillë do të sillte miliona euro në arkat e klubit verilindor, çka nuk do të përbënte problem për përballimin e shpenzimeve të bëra, pasi Lilaj dhe Nimaga janë lojtarë që kërkojnë edhe oferta të mira në aspektin financiar.

TEFIK OSMANI – Qendërmbrojtësi nuk ka kontratë me Skënderbeun, por edhe mund të qëndrojë. Në kushtet që nuk luhet në Evropë, është Teuta që i ka hedhur sytë nga qendërmbrojtësi, i cili është një kërkesë e trajneri Bledi Shkëmbi, që e ka edhe mik shtatlartin, me të cilin ka fituar disa trofe në Korçë. Osmani ka luajtur edhe në të shkuarën me Teutën dhe do të ishte një rikthim, por sigurisht do të duhet të flasë me presidentin Ardjan Takaj për të ardhmen dhe më pas të vendosë.

Related posts

BËN PARASHIKIMIN/ Legjenda e Liverpool: Ju tregoj cili do të jetë rezultati i finales Angli-Itali

Delo.autor

25 futbollistët me vlerën më të madhe në merkato (FOTO)

Sadik.Autor

PRAPASKENA/ Bennacer ishte duke u transferua te Napoli, por…

Delo.autor

Leave a Comment