Futboll Sport

FUTET NË LIBRIN E REKORDEVE “GUINNESS”/ Bahader aktivizohet në futbollin profesionist në moshën 74-vjeçare

Egjiptiani Ezeldin Bahader është futur në librin e rekordeve Gines, si lojtari më i vjetër në histori të futbolli, që aktivizohet në një ndeshje.

Në moshën 74-vjeçare, Bahader bëhet futbollisti më i vjetër që aktivizohet, teksa ka luajtur në ndeshjes e 6 October përballë El Ajat Sports, në ligën e tretë egjiptiane.

74-vjeçari kishte marrë të drejtën për të luajtur që në janar të këtij viti dhe po përgatitej për të zhvilluar një ndeshje në mars, por me shpërthimin e pandemisë, gjithçka u bë e pamundur dhe tashmë ai luajti në tetor.

Pas përfundimit të sfidës, ku skuadra e Bahader u mposht me rezultatin 3-2, emri i lojtarin 74-vjeçar u fut në librin e rekordeve Gines, teksa mori edhe një çmim, për këtë arritje.

Related posts

ENDRRA E PAREALIZUAR/ “Donim ta sillnim Kobe Brayant në Shqipëri, do luante me fëmijët”

F.autor

VDEKJA TRAGJIKE E KOBE BRYANT/ Pas 4 muajsh nga rrëzimi i helikopterit del autopsia e pilotit

Delo.autor

PLAS TE KAMZA/ Presidenti Qarri: Bashkia s’ka dhënë 2 rrogat e fundit

Isa.Autor

Leave a Comment