Futboll Seria A Sport

“MOSHËN TIME E TREGOJ ME… GOLA”/ Sulmuesi Dzeko injoron Juventus: S’është më e pathyeshme

Edin Xheko ka nisur një nga etapat më të rëndësishme të karrierës së tij edhe pse tashmë mosha po e detyron të shkojë drejt fundit. Me transferimin tek Interi, boshnjaku, jo vetëm që do të marrë pjesë në “Champions League”, kompeticion që i mungonte prej 3 vitesh, por do t’i duhet të mbajë mbi shpatulla edhe peshën e numrit 9, të trashëguar nga Lukaku që me zikaltrit ka bërë dy sezone fantastike. Për pritshmëritë e ambientit, ekipin e ri, objektivat dhe trajnerin, 35- vjeçari ka folur nga grumbullimi me kombëtaren boshnjake.

DEBUTIMI – “E kam thënë që kam pasur emocione para ndeshjes së parë dhe jam i lumtur që shënova dhe pse nuk ka pasur ndonjë festë speciale pas tij. Tek Interi të gjithë e dinë çfarë të presin prej meje dhe unë në fushë do të bëj atë që di të bëj më mirë”.

INZAGI – “Kam shumë respekt për trajnerin, më pëlqen filozofia e tij për futbollin ofensiv me të cilën mendoj se do të kem më shumë raste para portës. Jemi kompaktë dhe do të përmirësohemi ende me kohën sepse na duhet akoma për t’u ambientuar me njëri-tjetrin”.

SERIA A – “Kampionati italian është shumë i ekuilibruar dhe është e vështirë të bësh parashikime tani. Interi do të mbrojë Skudeton dhe e dimë që është e vështirë për ta bërë. Juventusi ka qenë i vështirë për t’u mundur prej vitesh, por tani gjërat kanë ndryshuar, nuk është i pathyeshëm. Interi është në rrugën e duhur, por do të jetë shumë e vështirë sepse skuadrat kanë shumë ambicie dhe e pamë edhe sezonin e kaluar si mund të ndryshojë një ndeshje sezonin. Mendoj se do të luftohet deri në javën e fundit, pas së cilës shpresojmë të fitojmë ne”.

OBJEKTIVAT PERSONAL – “Detyra e sulmuesit është të shënojë. Do të bëj më të mirën për ekipin dhe do t’ia lë fushës të flasë për mua. Nuk ka rëndësi sa vjeç je, por çfarë je në gjendje të japësh në fushë. Suksesi i skuadrës për mua është shumë herë më i rëndësishëm se personali dhe ndaj nuk e mendoj “Këpucën e Artë”. Kam marrë shumë mesazhe nga përkrahësit e Interit në Bosnjë dhe jam shumë i lumtur që mund t’i bëj të buzëqeshin bashkëkombasit e mi me këtë hap të ri në karrierë. I falënderoj shumë ata dhe familjen për përkrahjen”.

ROMA – “Do të jem gjithmonë mbështetës i Romës, do të jem tifoz me ta në çdo ndeshje, me përjashtim të atyre që do të luajnë kundër Interit. Ju uroj shumë fat”.

Related posts

U SHPALL KAMPION BOTE NË FORMULA 2/ Mick Schumacher: Mezi pres debutimin dhe të garoj kundër Vettel

Delo.autor

NË PRAG TË NISJES SË EDICIONIT TË 32/ Kameruni bojkoton Kupën e Kombeve të Afrikës, ja shkaku befasues

Delo.autor

VALLADOLID-REAL MADRID/ “Los Blancos” kalon në avantazh, shënon Benzema

Delo.autor

Leave a Comment