Futboll Kosova Sport

GAFA AMATORESKE E PORTIERIT TË KOSOVËS/ I dhuron fitoren skuadrës kundërshtare (VIDEO)

Portieri i Kosovës, Aron Muriç, e ka nisur në mënyrën më të keq të mundshme, aventurën e tij të re te skuadra e Gironës, që militon në Ligën 2 të Spanjës. Gardiani “dardan”, në sfidën e sotme ndaj Fuenlabradas, ka bërë një gafë amatoreske që i kushtoi humbjen skuadrës së tij.

Në minutën e 45-të të pjesës së parë, Muric nuk ndalon dot një top që po shkonte drejt portës teksa e kthen në një asist për futbollistin Deiguez, i cili nuk fal duke e dërguar topin në rrjetë.

Me këtë gol të shënuar, Girona u mposht 0-1 ndaj Fuenlabrada teksa në 2 javë të kampionatit nuk ka arritur të sigurojë asnjë pikë.

Related posts

RONALDINHO I SHKATËRRUAR TOTALISHT/ I afërmi i legjendës braziliane: Rri “tapë” gjithë kohën, pi çdo alkool që i del para…

Delo.autor

Tre lojtarët e Superiores që do vënë në siklet Panuccin

Sadik.Autor

DISFATA NË DERBI NDAJ TIRANËS/ Flet trajneri Lerda: Nuk mund të mbaj unë përgjegjësi për…

Delo.autor

Leave a Comment