Futboll Kombëtarja Sport

REJA “FSHIHET” PA POLEMIKA/ Prapaskenat, ja forma e re e “dënimit” nga italiani

Ditët e fundit, në rre thet mediatike sportive ka nisur të qarkullojë një diskutim se festa e fejesës së Odise Roshit, bërë një ditë para ndeshjes me Lituaninë në shtator, është bërë sebep për të lënë jashtë katër senatorë si Odise Roshi, Elseid Hysaj, Bekim Balaj dhe Sokol Cikalleshi. Fakt është që të katërt janë lënë jashtë, por a është ky një dënim?

DËNIM APO PRESION

“De jure” trajneri italian nuk pranoi të kishte masë ndaj senatorëve, por u justifikua duke thënë se Roshi ishte i dëmtuar. Sadiku gjithashtu i tillë. Për Hysajn përmendi pezullimin dhe kërkesën e Napolit që të mos grumbullohej prej pandemisë dhe për Balajn shembullin e një lojtari tashmë të njohur për të dhe që është koha për të testuar të rinjtë.

Dënim? Duket se nuk ka një të tillë zyrtarisht, nisur edhe nga fakti që Keidi Bare, një nga shokët e ngushtë të fierakut të sapofejuar, është i pranishëm në listë. E nëse kjo nuk u përmend dhe u justifikua me dëmtimet, pezullimet apo edhe formën jomaksimale, më së paku është një strategji e re e Edi Rejës për t’u bërë “presion” të gjithëve.

STRATEGJIA

Italiani, me afrimin e të rinjve që janë në formë me skuadrat e tyre, po shpërthejnë ndeshje pas ndeshjeje atje ose edhe me Shpresat, po ndërton një mundësi “presioni” për të gjithë. Duke pasur alternativa cilësore, ai në një mënyrë apo një tjetër, po u bën me dije të gjithëve që nuk ka asnjë të paprekshëm në Kombëtare.

Doka për Hysajn. Kumbulla, Mersinaj e Çepele për mbrojtjen. Broja e Vrioni për sulmin dhe Kallaku e Çokaj për alternativa në krah dhe mesfushë, janë tashmë elementet për perspektivën e Kombëtares, por edhe mesazhi i qartë: Në vijim, asnjë nuk është i paprekshëm dhe i pazëvendësueshëm…

Related posts

PARALAJMËRON TRAJNERIN E KLOPP/ Ish-ylli Hamann: Thiago Alcantara i ngadalëson ritmin lojës dhe…

Delo.autor

Rrëfehet De Boer: Ja pse dështova tek Interi

Q.Autor

NGA KOULIBALY TEK ZANIOLO/ Real Madridi po peshkon edhe në Serie A, ja përforcimet e ardhshme

Delo.autor

Leave a Comment