Futboll Seria A Sport

“GARDIANI” BUFFON RIKTHEHET I PËRJETSHËM/ Nga 1995 deri në Crotone, është ndeshja e 650-të në Serie A

Gigi Buffon do të kthehet në fushë si titullar në kampionat, sot. Ai do të ketë 3 ndeshje më shumë se Maldini në Serie A, në total; 31 më shumë nga Totti dhe 35 nga Zanetti. Pothuajse tre muaj më vonë, 42-vjeçari i rrumbullakon paraqitjet: 650. Një shifër që frikëson thjesht me leximin e saj. Një fakt historik, i cili merr formë nga 1995-1996, sezoni i debutimit dhe përfundon në Crotone. Këto janë ndeshjet e Buffon në Serie A, një “djalosh” që më 28 janar do të fryjë qirinjtë me numrin 43.

Tani për tani jemi në kuotën e 649 ndeshjeve (e fundit është luajtur më 29 korrik prej tij, në fitoren 2-0 në Cagliari). Sonte, në orën 20:45, Gigi do të fillojë sezonin e tij të 24-t si profesionist, duke u shkëputur nga Paolo Maldini me tri ndeshje. Është një “fetë” e bukur e historisë moderne të futbollit italian, në të cilin Gigi është “udhëheqësi”.

Related posts

Spalletti karikon Interin: Duhet të vendosni zemrën, nuk ka më kohë

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Ish-futbollisti i Partizanit nuk gjen rehat në Itali, largohet pas 3 muajsh nga ekipi…

Delo.autor

ARRIHET MARËVESHJA/ Milan firmos për 16 milionë euro me mesfushorin 21-vjeçar…

Delo.autor

Leave a Comment