Futboll La Liga Sport

BARCELONA NË KOLAPS/ L​ojtarët e “Katalanasve” në revoltë, nuk pranojnë uljen e pagave

Lojtarët e Barcelonës janë përsëri në luftë me menaxhmentin e klubit. Sipas raporteve nga transmetuesi RAC1, klubi iu ka kërkuar Messit dhe shokëve të tij që të ulnin pagën me 30% për t’u mbrojtur humbjet. Lojtarët e ekipit të parë, gjithashtu në marrëveshje me ata të Barcelona B, u përgjigjën me një “burofax”, ku refuzojnë propozimin, pavarësisht nga vështirësitë e shkaktuara nga pandemia.

Bartomeu vlerësoi një humbje prej rreth 100 milionë euro në këtë periudhë, shkaktuar nga pamundësia për të shitur bileta ndeshjeje, produkte dhe suvenire, si dhe mungesa e turistëve në muzeun e klubit. Një rënie në të ardhura prej rreth 30%, që e shtyu menaxhmentin të kërkonte një dorë nga lojtarët, të cilët preferuan të bënin një “luftë sindikate”.

Related posts

Reali kërkon ta vazhdojë formën e lartë kundër Espanyol, formacionet e mundshme

Q.Autor

“FERR” PËR PORTUGALINË/ Në 1/8 rrezikojnë Belgjikën ose Holandën. Në telashe edhe Spanja. KOMBINIMET

Delo.autor

“PO ECIM FURISHËM, DUHET TË KEMI BENZINË DERI NË FUND”/ Pioli: Mund të ishim në vendin e tretë nëse…

Delo.autor

Leave a Comment