Futboll Sport

GJERMANIA KTHEHET MBRAPA/ Ja çfarë do të ndodhë nga nëntori në Bundesliga

Gjermania kthehet mbrapa dhe i mbyll dyert e stadiumeve tifozëve.

Sipas DPA, agjencia kryesore gjermane e shtypit, për shkak të shtrëngimit të masave për përmbajtjen e virusit, duke filluar nga nëntori ndeshjet e Bundesliga-s do të zhvillohen pa publik.

Bëhet fjalë për një masë të përfshirë në karantinën e përgjithshme të menduar nga Merkel për të arritur me më shumë qetësi në periudhën e Krishtlindjeve.

Deri tani, DFL (lega gjermane e futbollit) kishte marrë dritën jeshile për 20% të kapacitetit të stadiumit, por jo të gjithë klubet kanë përfituar: Bayern Munich, për shembull, nuk e ka hapur Allianz Arena për tifozët.

Related posts

Skuadra gjermane sulm “frontal” për Thomas Strakoshën, ja plani i Lazios

Sadik.Autor

“KUSH ËSHTË I RADHËS?” Tirana bën postimin enigmatik dhe çon në delir tifozët “bardheblu” (FOTO)

Delo.autor

Futbollistet ruse bëjnë deklaratën BOMBË: Do të zhvishemi nëse fitojmë kampionatin

Sadik.Autor

Leave a Comment