Futboll Seria A Sport

“GJIKTHÇKA QË MË MËSOVE DO T’UA KALOJ FËMIJËVE TË MI”/ Ikona e futbollit humbet të atin prej koronavirusit

Ikona e futbollit italian dhe europian Françesko Toti humbi sot të atin, Enzo, si pasojë e degradimit të shëndetit prej koronavirusit.

76-vjeçari kishte pësuar vite më parë një infarkt të fortë dhe nuk i lejohej të udhëtonte jashtë Romës. Për shkak të shëndetit të dobët, koronavirusi përshpejtoi vdekjen e tij.

Ish-kapiteni legjendar i Romës shprehu dhimbjen për humbjen e njeriut të zemrës.

“Gjithçka që më mësove do t’ua transmetoj fëmijëve të mi. Faleminderit për gjithçka, baba, ‘Sherif’!”, shkruan në rrjetet sociale ish-numri 10 i famshëm i futbollit italian.

Enzo e mbështeti të birin gjatë gjithë jetës së tij. Ai e ndiqte gjithmonë në stadiume, por përpara disa vitesh, ai pësoi një infarkt dhe mjekët nuk e lejuan që të udhëtonte jashtë qytetit.

Related posts

GOLI I LEAO ËSHTË MË I SHPEJTI NË EUROPË/ Cili është goli rekord që u realizua pas vetëm 2 sekondash (VIDEO)

Delo.autor

DËSHTIMI I MANCHESTER UNTED NË KËTË SEZON/ 1 pikë i kushtoi klubit 100 mijë sterlina (FOTO)

Delo.autor

DERBI I MADRIDIT/ Super asist nga Vinicius, Benzema ndëshkon Atletion me një goditje fluturimthi (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment