Futboll Seria A Sport

GODITJEN E MERKATOS E BËN ARSENALI/ Paguan klauzolën e mesfushorit të Atletikos

Pas dështimit të bisedimeve me Lionin për transferimin e fantazistit Auar, Arsenali i përqendroi të gjitha fuqitë në ditën e fundit të merkatos për transferimin e objektivit tjetër të “Topçinjve” në merkaton e verës, Tomas Partejn e Atletikos së Madridit.

Gjatë pasdites, londinezët njoftuan spanjollët se do të paguanin klauzolën e prishjes së kontratës së lojtarit, 45 milionë paund, pas së cilës ai u nis me urgjencë drejt Londrës për të kaluar vizitat mjekësore me klubin e ri. Një përfaqësues i tij ligjor shkoi me urgjencë në selinë e La Ligës për të depozituar dokumentacionin e pagesës së klauzolës në mënyrë që të zhbllokonte transferimin drejt Arsenalit.

Por kjo marrëveshje rrezikoi të dështonte për shkak të mbylljes së merkatos në orën 23:00 në Angli, ndërsa zgjidhja e kontratës me Atletikon në La Liga u bë vetëm në orën 22:30. Arsenali i ka ofruar lojtarit një rrogë rreth 250 mijë paund në javë, përveç një bonusi 1.8 milionë paund që zgjodhi të transferohej në “Emirates”. Ndërkohë që Lukas Torreira u transferua në “Vanda Metropolitano”, ndërsa Mateo Guenduzi u huazua te gjermanët e Hertës së Berlinit.

Mikel Arteta do të ketë në këtë mënyrë në dispozicion lojtarin që kërkonte në mesfushë, edhe pse zgjedhja e parë e “Topçinjve” ishte talenti i Lionit, tek i cili anglezët nuk mbërritën dot.

Related posts

VLERSIMI I NJË LEGJENDE SI BUFFON: Ja 3 PORTIERËT më të mirë në botë

Isa.Autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Arsenal një hap larg pasardhësit të Cristiano Ronaldos…

Delo.autor

MESAZH I VEÇANTË PËR TRAJNERIN GUARDIOLA/ Mesfushori Kroos: Një ditë do të…

Delo.autor

Leave a Comment