Futboll Sport

HISTORIKE/ 17-vjeçari, golashënuesi më i ri i Francës në 100 vitet e fundit (VIDEO)

Eduardo Camavinga ka shënuar një gol spektakolar në ndeshjen e tij të parë si titullar me Francën, në fitoren e djeshme 7-1 ndaj Ukrainës.

Me këtë gol, lojtari që është 17 vjeç e 11 muaj, është bërë futbollisti më i ri që ka shënuar për Francën në 100 vitet e fundit.

Rekordin e mban Maurice Gastiger, i cili para 106 vitesh ka shënuar ndaj Zvicrës në moshën 17 vjeç e 5 muaj.

I lindur në Angola, Camavinga u zhvendos në Francë kur ishte vetëm 2 vjeç.

Ai ka nënshkruar kontratën e parë profesionale me Rennes në vitin 2018 dhe ka një kontratë me këtë klub deri në vitin 2022.

Related posts

Mediat italiane/ Lille interesohet për portierin e kombëtares shqiptare

Isa.Autor

REKORDI NË EUROPA LEAGUE/ “Bomberi” Lukaku në ndjekje të Ronaldos për të harruar Sevillan

Delo.autor

Kishte 36 vite që nuk ndodhte, klubet afrikane vendosin rekord

Isa.Autor

Leave a Comment