Futboll Premier League Sport

I HABIT TË GJITHË/ Legjenda Giggs: Guardiola e Klopp vërdallë, Manchester United do 20 vite për të…

Legjenda e Manchester United dhe trajneri aktual i Uellsit, Ryan Giggs, ka folur për momentin e vështirë të ish-klubit të tij. Ai mendon se “Djajtë e kuq” do të vonojnë 15-20 vite për fitimin e trofeut, siç ka ndodhur me Liverpoolin para ardhjes së Kloppit.

“Triumfi në Premier League për Manchester United është larg. Kjo situatë do të vazhdojë kështu dhe për të parë sërish trofeun tek ne do të duhen të paktën dhe 15 apo 20 vite të tjera. Jam 100% i sigurt për këtë, sidomos nëse do të jenë rrotull trajnerë si Jurgen Klopp apo Pep Guardiola.

“Ne kemi shembullin konkret të Liverpool. Hera e fundit që ata e kishin fituar kampionatin ishte në vitin 1990. Menduan se do ta fitonin shpejt, por të gjithë e dimë se sa pritën ata. Madje dhe Kloppit iu deshën katër vite e gjysmë për ta fituar atë. Ai e përmirësoi ekipin nga sezoni në sezon, fitoi Champions League dhe presioni vjen duke u ulur. Fitorja e Premier League kërkon një kohë të gjatë”, – tha Giggs.

Related posts

JUVENTUSI NË FESTË/ Premtimi i vëllait të RONALDOS ndez ëndrrat e bardhezinjve

Isa.Autor

E BUJSHME/ Messi dhe Sergio Ramos, lamtumirë PSG? Gati “fluturimi” i tyre shumë larg…

Delo.autor

FRIKË PËR “JASHTËTOKËSORIN”/ Avioni i tij privat bën ulje të detyruar në Belgjikë, ja arsyeja

Delo.autor

Leave a Comment