Futboll Sport

“I LYEJ DUART ME VAJ”/ Rrëfehet “bisha” Traore: Dua të provoj 100-metërshin, ja sekreti i muskujve

Adama Traore u shfaq si një “përbindësh” në krahun e djathtë të Spanjës dhe nga ai moment ekipi i Luis Enrikes u bë i rrezikshëm dhe mund ta fitonte miqësoren në Lisbonë kundër Portugalisë. Debutoi me “Furinë e Kuqe” edhe pse kishte ftesë nga Mali, vend ku lindën prindërit e tij.

TRAORE2

“Ftesa nga Mali është për shkak të origjinës së prindërve të mi dhe dua t’i falënderoj. Por unë ndihem spanjoll sepse kam lindur në Hospitalet dhe kam luajtur me ekipet zinxhir të Spanjës. Nuk e mohoj prejardhjen time nga Afrika, por jam ndjer gjithmonë spanjoll. Jam krenar që debutova me kombëtaren e madhe”, tha fillimisht ai për gazetën “AS”.

Ai tregon edhe mënyrën si i ka fituar muskujt. “Stërvitje, pushim dhe dietë. Është ekuilibër i të gjithave. Ndryshimi im fizik dhe evolucioni erdhi edhe për shkak të nevojës. Kur isha 15 vjeç pata probleme në gju dhe nuk mund të tregoja vlerat e mia në lojë dhe të shpërtheja.

Isha shumë shpërthyes dhe kisha nevojë për të shmangur dëmtimet. Fillova me një kalendar specifik për të shtuar peshën dhe muskujt”, tregon Traore. Më tej ai flet për përdorimin e vajit në duar dhe emocionet e debutimit me Spanjën.

FIZIKU- “Sigurisht që punoj shumë, kjo është e dukshme. Por nuk bëj pesha, sepse gjenetikisht jam i tillë. Fitoj volum muskulor shumë shpejt. Bëj punë specifike jashtë terrenit të lojës për t’u përmirësuar fizikisht. Por, pesha jo”.

100 METRA- “Kurrë nuk kam bërë një provë për sa sekonda do ta bëj 100-metërshin, por do të më pëlqente ta bëja. Me GPS më thonë që vrapoj shumë shpejt. Kjo është pjesë e lojës time. Dua ta përdor këtë kualitet timin për të mirën e skuadrës”.

ANSU FATI- “Kemi folur për pak nga të gjitha, më shumë në tema të përgjithshme. Komentojmë gjërat që ndodhin te Barcelona, por kujtojmë kohën kur kemi qenë bashkë në akademi. Dua të përmirësohem nga dita në ditë dhe dua të punoj shumë”.

KUNDËR SITIT- “Mendoj se gjithmonë në këto ndeshje kundër skuadrave të mëdha fiton vëmendjen. Pas këtij suksesi, nëse mund të quhet i tillë, fshihet puna dhe sakrifica. Nëse sot jam njëlloj si dje, për mua është një ditë e humbur. Ky është mentaliteti im”.

MALI- “Nuk kam folur me Kanutenë për këtë. E kam njohur që kur isha i vogël dhe ai ka qenë një mik i mirë. Por nuk kam folur për këtë temë”.

ENRIKE- “Kërkon që të jem në maksimum dhe të tregoj kualitetin tim. Është këmbëngulës dhe dëshiron që t’i vëmë në zbatim idetë që ka. Dua ta falënderoj për mundësinë që më dha”.

VAJ NË DORË- “Është diçka pozitive kur të afrohen 3 kundërshtarët për të markuar dhe kjo do të thotë që shokët e mi janë më të lirë. Përdorimi i vajit te duart ishte një sekret, por tani e di gjithë bota. Kundërshtarët nuk më kapnin dot, por e përdor gjithashtu për të mos pasur ndonjë dëmtim në shpatull”.

PANORAMASPORT.AL

Related posts

SHKËNDIJA U SHPALL KAMPIONE/ Presidenti Duka uron: Shembull si duhet të funksionojë një klub

Delo.autor

DY “GARDIANËT” NË DUEL PËR PORTËN/ Zidane merr vendimin, ul në stol fituesin e 3 Championsve…

Delo.autor

LËSHON NJË DEKLARATË “BOMBË”/ Sulmuesi i Manchester United: Dua të largohem nga klubi në…

Delo.autor

Leave a Comment