Futboll Kategoria Superiore Sport

I MBYLL DERËN SULMUESIT NGOO/ Trajneri Egbo: Jemi më të fortë se sezonin e kaluar

Trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo, ka folur para ndeshjes kundër Shkumbinit që do të luhet prej orës 13:30 në stadiumin “Skënder Halili”. Numri një i stolit i ka mbyllur përfundimisht derën sulmuesit Ngoo në fjalën e tij.

Shkumbini – “Çdo ekip duhet vlerësuar maksimalisht. Strategjia jonë është e qartë, do të vlerësojmë çdo ekip që kemi përballë, pavarësisht nivelit. Nënvlerësimi është në dëmin tonë, kështu që e kemi vlerësuar maksimalisht Shkumbinin”.

Tirana – “Besoj se ndeshjet do tregojnë nëse jemi më të fortë se vitin e kaluar apo jo. Nuk e kemi gjithë kontingjentin gati. Kemi tre titullarë të dëmtuar, po rikuperohen. Presim edhe lojtarët e rinj, të cilët duan kohën e vet për t’u ambientuar me skuadrën. Jemi të detyruar t’i presim, shpresoj të ambientohen sa më shpejt me pjesën tjetër të skuadrës”.

Ngoo– “Shtatlarti ka ndihmuar skuadrën kur ka qenë, por nuk është tani. E quaj kapitull të mbyllur. Kemi 3 sulmues, por edhe elemente nga akademia që do ndihmojnë ekipin. Besoj se deri diku Tirana ka sulmin e mirë për të mbrojtur kampionatin”.

Mungesat – “Nuk mungon vetëm Cale, po e nisim sezonin me tre lojtarë mangët. Jashtë janë edhe Çelhaka dhe Toshevski. Nuk është e lehtë për t’i zëvendësuar, pasi janë lojtarë të afirmuar, sidomos Cale dhe Çelhaka. Ata që do i zëvendësojnë mendojmë se deri diku janë afërsisht me formën e atyre që nuk janë në fushë. Kemi tentuar të provojmë disa lojtarë në pozicionet e Cale, Çelhakës dhe Toshevskit”.

Rivaliteti – “Tirana çdo sezon ndërtohet për të fituar kampionatin dhe Kupën e Shqipërisë. Janë dy objektiva të ekipit këtë sezon, nuk ka ndryshime. Të dhjetë ekipet e Superiores janë rivalë. Laçi, Partizani, Kukësi, Vllaznia dhe Teuta mendoj. As Apolonia nuk ka ekip të keq. Janë të gjithë ekipe që do të na rivalizojnë në çdo moment”.

Related posts

ATALANTA-SAMPDORIA/ Quagliarella është “MAGJIK”, Sportiello i mohon gëzimin e dytë (VIDEO)

Delo.autor

“PARTIZANI MË BËN KRENAR”/ Rrëfehet Taulant Xhaka: Ju tregoj çfarë më ka pyetur trajneri i Baselit

Delo.autor

TREGOI FORMË TË SHKËLQYER/ Debutimi sezonal i Ter Stegen me numra të çmendura: një playmaker i vërtetë

Delo.autor

Leave a Comment