Futboll Premier League Sport

“I NDODH TË GJITHË FUTBOLLISTËVE”/ Mourinho ul tifozët në tokë: Bale nuk është ai i para 7 vitesh

Tottenhami do të nisë garën për Europa League në grupin J. “Spursat” janë në grup me LASK Linz, Antwerp dhe Ludogoretsin. Tekniku portugez foli gjatë dhe për sulmuesin Gareth Bale.

“Asnjë lojtar nuk qëndron i njëjtë në një hark kaq të gjatë kohor. Kanë kaluar 7 vite prej kohës që Bale u largua nga Tottenham, jo shtatë muaj. I ndodh të gjithë futbollistëve. Në shtatë vite lojtarët ndryshojnë, dhe nuk ka lidhje nëse për mirë apo për keq.

“Po flas thjesht për një ndryshim fiziologjik, një evolucion i mundshëm i cilësive ose stilit të lojës. Në disa raste edhe në rolin dhe pozicionin në fushë. Ky Gareth nuk ka lidhje me atë që ishte në të kaluarën, sot është një lojtar totalisht i ndryshëm“,  – tha Mourinho.

Related posts

Arsenal bën “hapin” final, ofertë zyrtare për Aubameyang

Q.Autor

PARA SUPERSFIDËS/ Valverde: Interi të mos ketë frikë, por nëse do të kishte fituar vetë në Londër…

Isa.Autor

BEFASI TEK “LOS BLANCOS”/ Juventus dhe PSG nisin garën për yllin e gjigantëve spanjoll…

Delo.autor

Leave a Comment