Futboll

Rekordi që Ronaldo nuk do të jetë në gjendje t’ia rrëmbejë kurrë Messit

Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi konkurrojnë për vite me radhë për titujt e mëdhenj kolektivë dhe individualë, për rekordet e rezultateve dhe arritjeve mahnitëse në botën e futbollit. Sa i takon “Topit të Artë”, ata janë në të njëjtën gjatësi vale, sepse e kanë fituar nga pesë herë secili deri më sot.

Por, ka një shenjë se CR7 nuk do të jetë në gjendje të rrëmbejë nga Leo Messi një rekord, për shkak të dallimit të madh midis regjistrave të njëri-tjetrit: asaj të dëbimeve ga fusha (ndëshkimeve me kartonë të kuq). Ylli argjentinas i Barcelonës, 30 vjeç, ka parë vetëm një karton të kuq në karrierën e tij profesionale, në debutimin e tij me Argjentinën, në vitin 2005, në një miqësore kundër Hungarisë, të fituar nga Albiceleste (1-2).

Ky dëbim për të erdhi më 17 gusht të atij viti, në Budapest, dhe është përshkruar si i padrejtë nga mediat dhe analistët. Brenda 30 sekondave nga hyrja në fushë (në minutën e 65-të) Messi dribloi Vanczák, ndërsa hungarezi e kapi për fanelle atë, në një përpjekje për ta ndaluar. Leo e ngriti krahun e tij, duke goditur fytyrën e kundërshtarit, por pa ndonjë qëllim. Gjyqtari Markus Merk e ndëshkoi yllin argjentinas me karton të kuq, para mosbesimit të shokëve të tij. Messi shkoi pa vetëdije në dhomat e zhveshjes.

Sa i takon Cristiano Ronaldos, 33 vjeç, ai ka marrë jo pak kartonë të kuq midis viteve 2004 dhe 2017, kur pa të fundit. Me Manchester United, ylli portugez u dëbua 4 herë nga fusha me të kuqe, dy prej tyre kundër Manchester City, në derbin e qytetit. Me fanellën e “Los Blancos”, Ronaldo e ka parë 6 herë kartonin e kuq para syve, i fundit në klasiken Barcelona-Real Madrid. Me Portugalinë, CR7 është i pastër në këtë drejtim, sepse nuk është ndëshkuar asnjë herë me të kuqe.

“Palmaresi” i kartonëve të kuq, në detaje
Cristiano Ronaldo
15.05.2004: Aston Villa-Manchester United
14.01.2006: Manchester City-Manchester United
15.08.2007: Portsmouth-Manchester United
30:11.2008: Manchester City-United
05.12.2009: Real Madrid-Almería
24.01.2010: Real Madrid-Málaga
17.05.2013: Real Madrid-Atlético Madrid
02.02.2014: Athletic-Real Madrid
24.01.2015: Córdoba-Real Madrid
13.08.2017: Barcelona-Real Madrid

Lionel Messi
17.08.2005: Hungari-Argjentinë

Related posts

Saul Niguez transferohet në Premierligë për 150 milionë euro

Sadik.Autor

32 GOLA NË 37 NDESHJE/ Arsenal piketon pasuesin e Lacazette në Belgjikë. Ja sa kushton…

Delo.autor

MERKATO E BUJSHME/ Bayern Munich mposht konkurrencën me Juventus për yllin e Atleticos…

Delo.autor

Leave a Comment